1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium

19 Korrik 2024

Serbia pret të ardhura në miliarda, kurse BE-ja shpreson të pakësojë varësinë nga Kina. BE dhe Serbia do të bashkëpunojnë për shfrytëzimin e një prej depozitave më të mëdha të litiumit në Evropë.

ancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive,
ancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive,Fotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance

Serbia pret të ardhura në miliarda, kurse BE-ja shpreson të pakësojë varësinë nga Kina. BE dhe Serbia do të bashkëpunojnë për shfrytëzimin e një nga depozitave më të mëdha të litiumit në Evropë.

Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të paraFotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance

Marrëveshja mes Serbisë dhe BE-së ka një vlerë prej disa miliardë eurosh.

Ambientalistët: Projekti rrezikon ujin e pijshëm

Kjo marrëveshje do të mundësojë nxjerrjen litiumit, një metali i rrallë dhe jashtëzakonisht i kërkuar, nga një minierë në Luginën e Jadarit në Serbinë Perëndimore.

Për Serbinë ky është investimi i drejtpërdrejtë më i madh nga investitorë të huaj në historinë e vendit. Qëllimi i qeverisë në Beograd është që të ndërtojë një zinxhir vlerash për elektromobilitetin që nga nxjerrja e lëndëve të para deri tek prodhimi i baterive.

Litium, para, politikë: një fshat në Serbi po lufton kundër një miniere

 

Ambientalistët serbë po bëjnë rezistencë masive ndaj projektitFotografi: VLADIMIR ZIVOJINOVIC/AFP via Getty Images

Ambientalistët serbë po bëjnë rezistencë masive ndaj projektit. Ata kritikojnë ndër të tjera se minierat e litiumit ndotin ujërat nëntokësore me metale të rënda dhe gjë që përbën një kërcënim për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve.

Kancelari Scholz siguroi se gjatë nxjerrjes së metalit të rrallë do të zbatohen "standardet më të larta" të mbrojtjes së mjedisit. "Ne do ta mbështesim këtë gjë dhe do të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që zbatimi i standardeve të bëhet realisht.”

Litiumi e sjell Serbinë më pranë Evropës

Edhe Kina bëri përpjekjepër të shfrytëzuar rezervat në Serbi, madje presidenti Xi Jinping ishte për vizitë në Beograd në muajin maj. Fakti që mundësia për shfrytëzimin e rezervave të litiumit iu dha evropianëve, konsiderohet nga pala gjermane si sukses i madh, sepse ky projekt mund të shërbejë ndoshta si shembull për projekte të tjera për lëndët e para.

Nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, tha se kjo është një "ditë historike" dhe e konsideroi marrëveshjen si një hap të Serbisë drejt BE-së.