Serbia nuk e mbrojti dot atë
24 Maj 2007
Gazeta "Märkische Allgemeine" e Potsdamit mbështet vazhdimësinë e misionit të bundesvehrit në Afganistan:
Në Kabul gjermanët ndihmuan në ndërtimin e një spitali, patrullojnë në treg apo në periferi me qëllim të parandalojnë atentate ndaj popullsisë dhe të ndalojnë kthimin e milicëve islamistë. Ata vendosin sigurinë për të cilën kanë nevojë edhe organizatat humanitare, për të vazhduar punën për rindërtimin. Që Afganistani nuk është kthyer sërish në bazë terrorizmi kjo ka ndodhur falë interesit të perëndimit për trupën paqeruajtëse. 30 vjet pas luftës civile në vend, qytetarët afganë nuk duan të izolohen sërish nga predikuesit e urrejtjes. Dhe në rast se i lihet territori talebanëve duke bërë një tërheqje të papritur të trupës ndërkombëtare, atëherë të gjitha të gjitha sukseset e arritura hidhen në erë. Atëherë vdekja e ushtarëve të bundesvehrit do të ishte e pakuptimtë.
"Westdeutsche Zeitung" kritikon ashpër qëndrimin partisë majtiste në Gjermani me politikanin Lafontaine në krye:
Bundesvehri punon në veri të Afganistanit për rindërtimin. Ai synon krijimin e kushteve normale që të ndërtohen shkolla, rrugë, spitale. Ushtarët gjermanë që kishin dalë për të blerë frigoriferë u vranë para syve të të gjithëve. Kush i ndryshon këto fakte çon ujë në mullirin e tërroristëve. Lafontaine ka të drejtë: Afganistani kërcënohet nga irakizimi. Ai duhet të ketë kujdes që partia e tij majtiste të mos talebanizohet.
Ndërrojmë temë:
Presidenti i bundestagut, Norbert Lammert i CDU-së duket i shqetësuar për imazhin e politikanëve gjermanë. Për këtë arsye ai kërkon më shumë vetpërmbajtje në shoun politik televiziv. Ai ka propozuar dy vjet mosdalje në televizion. "Unë dal publikisht kur kam për të thënë diçka, thotë Lamert". Ky propozim ka shkaktuar reagimin e opinionit gjerman.
Gazeta "Die Glocke" e Oelde-s mbi vendosjen e një pauze për politikanët në talkshow shkruan:
Talkshow-t janë kthyer në një instrument të rëndësishëm për krijimin e opinioneve, pavarësisht se mund të vlerësohen pozitivisht apo negativisht. Kjo akoma më tepër kur aty nuk flasin vetëm politikanë profesionistë me njëri-tjetrin. Edhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore japin mendimin tyre, madje në ballafaqim të drejpërdrejtë me autoritetet vendimmarrëse të politikës. Ndalimi i shfaqjes në talkshow do të thoshte fundin e këtij ballafaqimi. Talkshow-t duhet të vazhdojnë të transmentohen në rast se janë profesionale.
Ndërsa gazeta e Këln-it "Express" vëren:
Është dëshirë urtie e presidentit të Bundestagut Lammert për t'i mbajtur larg kolltuqeve të studiove televizive politikanët meshkuj apo femra. Por askush nuk do ta dëgjojë atë. Është shumë më e rëndësishme që të jesh prezent, sidomos për disa tema që fliten me qejf në raunde shou. Por ndoshta politikanët duhet ta dëgjonë këtë kritikë për diçka tjetër. Në të vërtetë të nervozon së tepërmi kur ata i bien vetëm një fyelli, dhe nuk komunikojnë në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin. Ndoshta edhe drejtuesit mund të kontribojnë më shumë këtu. do të ishte mirë të kishin një kulturë të ndershme debati në televizion, nga kjo përfiton më shumë spektatori.
Tema tjetër që kemi përzgjedhur nga shtypi i sotëm: Politika e familjes e Unionit
"Neue Westfälische" e Bielfeldit vëren:
CSU-ja dëshiron ta lerë pas mentalitetin demode dhe ideologjik mbi rolin e gruas dhe burrit. Në të drejtën për alimenteve ishte partia simotër e CDU-së në Bavari që këmbëngulte për disfavoret e nënave të pamartuara. Edhe tek tema e zgjerimit të ofertës për çerdhet e fëmijëve është CSU-ja ajo që këmbëngul pa kuptim në fondin e posaçëm për përkujdesjen. Kjo nuk përshtatet me synimet e ministres për familjen Ursula von der Leyen. Deri më tani kancelarja Merkel e ka toleruar shefin e CSU-së dhe vigjiluesit e tjere të traditës. Po qe se ajo nuk i merr këtu frenat në dorë, atëherë partia kristiandemokrate CDU do të fillojë të humbasë besueshmërinë.
Frankfurter Allgemeine Zeitung mbi dënimin e dhënë dje në Serbi ndaj vrasësve të Xhinxhiçit.
"Gjykatësit serbë në rastin e Xhinxhiçit kanë treguar guxim. Megjithëse nuk munguan përpjekjet për t'i frikësuar, ata dhanë dënimin maksimal kundër vrasësve të një politikani, i cili donte ta nxirrte Serbinë nga bataku politik-moralist ku ishte futur. Ajo që nuk arritën të bënin dot gjykatësit, sepse as nuk ja dilnin dot ta bënin ishte dënimi i prapaskenave politike në rastin e këtij krimi. Xhinxhiç donte ta fuste vendin e tij në Evropë, dhe me një tempo të shpejtë ta reformonte në një shtet modern evropian. Por Serbia nuk e mbrojti dot atë. Ky vend doli shumë i vogël për të mbajtur një burrë të tillë shteti. Vrasësit e tij nuk arritën të pengonin zhvillimin e historisë, por ata e kthyen Serbinë me vite prapa."