1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hap siparin 'Berlinalja e 63-të', Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin

(dpa,dw) Mimoza Cika-Kelmendi7 Shkurt 2013

404 filma do të shfaqen gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, ku konkurohet për Çmimin 'Ariu i Artë'. Jashtë konkurrimit të marratonës dhjetëditore do të shfaqet filmi „The Grandmaster“.

Combo Berlinale Jury 2013 04 02 2013 DW-Grafik: Olof Pock
Combo Berlinale Jury 2013Fotografi: picture-alliance/dpa

Shkurti i ftohtë dhe me lagështirë nuk është patjetër muaji më i bukur në Berlin. Por për kineastët ai është pa dyshim më i rëndësishmi. Sepse tradicionalisht në kryeqytetin gjerman  zhvillohet takimi vjetor i autorëve të kinematografisë botërore. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin është edhe pikëtakimi i përfaqësuesve të industrisë kinematografike, sepse Berlinalja  është e njohur si festivali më i madh i filmit në mbarë botën. Sipari i edicionit të 63-të festivalit hapet më shtatë shkurt.

Skenë nga filmi Wuthering Heights (1992) me Juliette Binoche dhe Ralph Fiennes CathyFotografi: picture alliance/United Archives

Gjatë ditëve të garës në Berlin do të ketë si produksione të studiove më të mëdha filmike, ashtu edhe nga producentë të pavarur të filmit, thotë  drejtori i këtij Festivali, Dieter Kosslick. Ai nënvizon se shumë filma kanë në fokus sfidat shoqërore dhe politike."Tani në filmat aktualë ne shohim se si influencojnë dëmet e katastrofës financiare tek shoqëritë e ndryshme dhe tek çdo individ."

Shembuj për këtë temë gjejmë në  shumë filma të këtij festivali, në programin e të cilit janë gjithsej 404 filma. Në këtë garë të madhe për Ariun e Artë dhe të Argjendtë konkurrojnë 19 prodiksione, por në festival nuk mungojnë as produksionet që sjellin në këtë eveniment përkohësisht edhe imazhe të dhimbshme. Kështu fituesi i çmimit  Oskar, boshnjaku Danis Taniviç vjen me filmin e tij “An Episode in the Life of an Iron Picker", që ka në fokus jetën e mjerueshme të një familjeje rome. Boris Khlebnikovi rus i sjell publikut imazhe nga veriu i vendit të tij në Gadishullin Kola duke vënë në skenën e filmin e tij “Synopsis” tragjedinë e një njeriu të ndershëm, që nuk dëshiron të përfshihet në llumin e korrupsionit.

Çmimi inderit për veprën jetësore në Berlinale 2013 i është rezervuar regjisorit Claude Lanzmann, i cili ka realizuar filmin dokumentar 'Shoah' në vitin 1985Fotografi: Claude Lanzmann

Sipas drejtorit të Berlinales, Dieter Kosslick kinemaja amerikane dhe franceze  konkurojnë respektivisht me nga tre filma, ku spikasin emrat e mëdhënj si: Matt Damon, Jude Law, Steven Soderbergh, Juliette Binoche, Catherine Deneuve, Isabelle Huppert. Me interesim do të pritet edhe kontributi iranian "Pardé" i Jafar Panahi-t dhe Kamboziya Partovi –  një film për dy të burgosur në një shtëpi, që janë dënuar për „Propogandë kundër sistemit“.

Gjermania vetë në konkurrimin e sivjetshëm merr pjesë me vetëm një film. Ky është filmi „Gold“ i Thomas Arslans, ku në rolin kryesor interpreton aktorja e njohur Nina Hoss.  Për ndarjen e trofeve është ngritur një juri me personalitete ndërkombëtarë nën drejtimin e prodhuesit kinez të filmave, Wong Kar Wai. Në këtë edicion çmimi i nderit 'Ariu i Artë' për kontributin jetësor kinematografik do t'i jepet regjisorit francez Claude Lanzmann.