1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sharif dëbohet nga Pakistani

10 Shtator 2007

Pak orë pas kthimit nga mergimi shtatëvjeçar ish-kryeministri pakistanez, politikani opozitar Navaz Sharif (Nawaz Sharif) është debuar për në Arabinë Saudite. Një zëdhënës i qeverisë njoftoi, se Sharif është larguar përseri nga Islamabadi në bordin e një avioni. Kryeministri i dikurshem u mbajt nga një komandë speciale e policisë në aeroport sot në mengjes tek vinte nga Londra. 1999 Sharif u rrëzua me një puç ushtarak të drejtuar nga presidenti i tanishëm, Pervez Musharak dhe u denua me burgim te përjetshëm për korrupsion pastrim parash dhe tradhti të lartë. Më vonë u fal dhe shkoi në Arabinë Saudite në mërgim. Në fund të gushtit Gjykata e lartë e Pakistanit, vendosi që Sharifi të kthehet në atdhe. Aty ai donte të kandidonte në zgjedhjet presidenciale kunder Musharafit.