1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

SHBA: Bomba thërrmuese për Ukrainën

9 Korrik 2023

SHBA do ta furnizojë Ukrainën me bomba thërrmuese për kundërsulmin e saj ndaj Rusisë, si pjesë e një pakete tjetër ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh.

Krieg Waffen Streubomben Streumunition Cluster Bomben
Fotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Megjithëse në bashkësinë ndërkombëtare qëndrimet për bombat thërrmuese janë kundërshtuese, Presidenti amerikan Joe Biden e mbrojti dërgimin e këtyre municioneve në Ukrainë duke thënë se kjo është një zgjidhje të përkohshme.

Biden tha më tej se vendimi për të ky vendim kishte qenë shumë i vështirë. Ai tha se për këtë kishte biseduar edhe me aleatët dhe anëtarët e Kongresit Amerikan.

Presidenti amerikan Joe Biden pro dërgimit të predhave thërrmuese në UkrainëFotografi: Patrick Semansky/AP/dpa/picture alliance

Dhe edhe pse SHBA-ja nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos që ndalon bombat thërrmuese, Biden tha se iu desh pak kohë para se të bindej për ta ndërmarrë këtë hap. Presidenti i SHBA-së tha se e konsideron të nevojshëm dërgimin e këtyre municioneve, sepse Ukraina ka nevojë për to për kundërsulmimin e saj ndaj Rusisë.

Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese nuk e kanë nënshkruar as Ukraina dhe Rusia. Ukraina ka kërkuar prej kohësh armë moderne, si raketa apo bomba thërrmuese, me ndihmën e të cilave mund të goditen njëkohësisht disa objektiva. Me anë të këtyre armëve ata shpresojnë se mund të thyejnë mbrojtjen ruse.

Kritika ndaj vendimit të Uashingtonit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e kritikoi vendimin e Uashingtonit. Një prej zëdhënësve të tij në Nju Jork se Guterres nuk do që "bombat thërrmuese të vazhdojnë të përdoren në fushën e betejës".

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të madh miniprojektilesh, pra predha të kalibrit të vogël, të cilat dalin nga gëzhoja pasi aktivizohet një bombë e tillë. Bombat më të vogla shpesh nuk shpërthejnë menjëherë pas aktivizimit, prandaj mund të ndodhë që ato të vrasin ose plagosin njerëz shumë kohë pas hedhjes së tyre.Fotografi: MOHAMMED ZAATARI/AP/picture alliance

Edhe ambasadori i Rusisë pranë OKB-së, Anatoli Antonov, e kritikoi dërgimin e bomabve thërmuese të planifikuar nga SHBA-ja. "Mizoria dhe cinizmi me të cilin Uashingtoni po sillet në çështjen e furnizimit të Kievit me armë vdekjeprurëse është i jashtëzakonshëm," tha Antonov për agjencinë ruse të lajmeve TASS. Edhe pa bombat thërrmuese Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të përfshira në konflikt dhe "po e sjellin njerëzimin më pranë një lufte të re botërore", tha Antonov.