SHBA dhe Japonia duan të forcojnë marrëdhëniet e tyre
17 Nëntor 2007Reklamë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia duan të forcojnë dhe të zgjerojnë më tej marrëdhëniet e tyre. Kështu deklaruan kryeministri japonez Yasuo Fukuda dhe presidenti amerikan Xhorxh Bush pas një takimi të parë të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Në mes të dy vendeve së fundi janë paraqitur divergjenca sa i përket çështjes se a duhet që Korea e Veriut të hiqet nga lista e vendeve që mbështesin terroristët.