SHBA: Garda e Revolucionit iranian në "listën e zezë"
16 Gusht 2007Reklamë
Presidenti amerikan Xhorxh Bush (George Bush), dëshiron ta fusë në listën e organizatave terroriste, të ashtuquajturën "Garda e Revolucionit iranian". Sipas mediave amerikane, që i referohen zyrtarëve të qeverisë në Uashington, me këtë veprim SHBA-të rendisin për herë të parë zyrtarisht si terrosite një pjesë të forcave të sigurisë së një shteti sovran. Deri tani qeveria amerikane e kishte cilësuar Iranin si "sponzor të terrorizmit". Një zëdhënës i Ministrisë së jashtme iraniane e quajti akt propogandistik futjen e rojeve të revolucionit iranian në listën e zezë të SHBA-së, si një organizatë terroriste.