1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA-Kore e Veriut: Provokimet vazhdojnë

10 Gusht 2017

Edhe sa kërcënime do të jepen, derisa njëra palë vërtet t'i bëjë ato realitet? Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mattis paralajmëron "shfarosje", Koreja e Veriut planifikon të sulmojë ishullin Guam.

James Mattis
Fotografi: Picture-alliance/dpa/J. Martin/AP

Në grindjen atomike me Korenë e Veriut, ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka paralajmëruar Phenjanin nga "shfarosja" e popullit të vet. Koreja e Veriut është nga pikëpamja ushtarake dukshëm më inferiore përballë Shteteve të Bashkuara, ka thënë Mattis në Uashington. Ai i bëri thirrje qeverisë koreanoveriore të heqë dorë nga zhvillimi i mëtejshëm i programit të saj atomik dhe paralajmëroi me forcë në rast të "aktiviteteve që do të çonin në fundin e regjimit dhe shfarosjen e popullit".

Edhe presidenti Trump ishte shprehur me tone luftarake më parë. Në Twitter ai shkroi se arsenali bërthamor i Shteteve të Bashkuara është "më asgjësues se kurrë më parë".

Baza ushtarake GuamFotografi: Reuters/Naval Base Guam/Major Jeff Landis, USMC (Ret.)

Sulmi ndaj Guamit i mundshëm në mes të gushtit

Por qeveria koreanoveriore u tregua demonstrativisht e patrembur duke i atestuar presidentit amerikan mungesën e "çdo lloj aftësie për të kuptuar situatën". "Dialogu faktik me një tip të tillë jashtë çdo arsyeje është i pamundur, vetëm me forcë të patundur mund t'i dalësh ballë atij", thuhet në një prononcim të forcave të armatosura, të cituara nga agjencia e lajmeve, KCNA.

Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut ka kërcënuar me sulm ndaj ishullit Guam në Paqësor, në të cilin gjendet një bazë ushtarake amerikane. Deri në mesin e gushtit thuhet, se do të jetë gati plani i aksionit, për të goditur Guamin me katër raketa me rreze të mesme veprimi të tipi, Huasong 12, plan për të cilin do të vendosë Kim Jon Un.

Në të njëjtën kohë edhe Koreja e Jugut ashpërson tonet. Kreu i forcave të armatosura koreane, Roj Jae Cheon u shpreh se nëse Koreja e Veriut nuk i lë "provokimet" ajo do të ndeshet me "shpagimin e fortë dhe të patundur të aleatëve". Kina e ka kritikuar luftën verbale mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut. Pa "një kthim tek arsyeja" gjërat do të përkeqësohen", thuhet në një koment të Pekinit.

 

 

la/(afp, dpa rtr)