SHBA: Larmia racore dhe etnike më e lartë se kurrë më parë
19 Gusht 2021Të dhënat e fundit të numërimit të popullsisë në vitin 2020 që botoi Zyra Amerikane e Censusit tregojnë se popullsia shumë-racore në periudhën 2010- 2020 është rritur ndjeshëm në çdo shtet të SHBA-së.
Njerëzit me ngjyrë përbëjnë sot 43% të popullisë së përgjithshme të SHBA-së në krahasim me 34% në vitin 2010.
Gjatë 10 viteve të fundit popullsia në Shtetet e Bashkuara është rritur nga 237 milionë në 261 milionë banorë dhe që nga viti 2010 vihet re se popullsia nën 18-vjeç është bërë më e larmishme nga pikëpamja racore dhe etnike.
Larmi racore dhe etnike
Demografët thonë se kudo në SHBA kanë vënë re një prirje që gjithnjë e më shumë njerëz i përkasin më shumë se një race. Larmia më e madhe është vënë re në Porto Riko.
“Rezultatet e Censusit të vitit 2020 treguan se popullsia amerikane është shumë më e larmishme nga pikëpamja racore dhe etnike, krahasuar me gjetjet që kemi patur në të kaluarën, " tha Nicholas Jones, drejtor dhe këshilltar i lartë i kërkimeve racore dhe etnike në terren pranë Byrosë Amerikane të Censusit.
As mirë as keq për vendin
Aktualisht 64% e nënshtetasve të SHBA-së në moshë madhore thonë fakti që në në 25-30 vitet e ardhshme amerikanët me ngjyrë, ata me prejardhje latine dhe aziatike do të përbëjnë shumicën e popullsisë nuk është as i mirë as i keq për vendin.
Sipas një sondazhi kombëtar të zhvilluar nga Qendra Kërkimore Pew gati një e katërta (24%) thonë se kjo është një gjë e mirë, ndërsa më pak se gjysma (11%) thonë se është e keqe. Për sondazhin u pyetën 11,001 të rritur.
Në sondazh nuk ishin përfshirë të gjitha grupet racore dhe etnike të SHBA-së si havajanët, banorët e ishujve të Paqësorit, indianët e SHBA-së, banorët autoktonë të Alaskës, ose amerikanët shumë-racorë.