1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA përkujtoi 11 shtatorin e vitit 2001

12 Shtator 2011

Në vend të ndonjë fjalimi politik Obama lexoi në ceremoninë në Nju-Jork një tekst fetar. Të afërmit e viktimave lexuan emrat e tyre të shoqëruar nga muzikë e përmortshme dhe fjalime të shkurtra.

Gedenken an die Opfer von 9/11 auf dem amerikanischen Militärstützpunkt Manas in Kirgisien am 11. September 2011. Daran hat auch die Präsidentin Rosa Otunbajewa teilgenommen. Autor: Witalij Katargin, DW-Korrespondent in Kirgisien.
Fotografi: DW

Dhjetë vjet pas sulmeve terroriste në SHBA u përkujtua me shumë aktivitete 11 shtatori i vitit 2001. Ceremonitë përkujtimore u shoqëruan me masa të forta sigurie, për shkak të frikës për sulme të mundshme terroriste në 10-vjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit.

Në qendër të ceremonive përkujtimore ishte ajo në Ground Zero në Nju-Jork, ku prej sulmit të terroristëve islamikë para dhjetë vjetësh ndaj dy kullave binjake  të Qendrës Botërore të Tregtisë gjetën vdekjen rreth 3000 vetë. Të afërmit e viktimave lexuan emrat e tyre të shoqëruar nga muzikë e përmortshme dhe fjalime të shkurtra.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Në ceremoninë në Nju-Jork morën pjesë edhe presidenti i SHBA-së Barack Obama i shoqëruar nga bashkëshortja Michelle si dhe paraardhësi i tij George W. Bush dhe e shoqja Laura.

Përpara se të vinte për përkujtimin e viktimave të sulmeve terroriste në Nju-Jork Obama kishte vendosur një kurorë në përmendoren në Pensilvani dhe mori pjesë në një ceremoni që u zhvillua në Pentagon, afër Uashingtonit.

Në vend të një fjalimi politik Obama lexoi në ceremoninë në Nju-Jork një tekst fetar, nga psalmi 46, "Zoti është shpresa dhe forca jonë".

Barack ObamaFotografi: dapd

Më pas foli kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut Michael Bloomberg fjala e të cilit në orën 8:46 sipas orës lokale, momenti kur para 10 vjetësh avioni i parë u përplas me kullën veriore të World Trade Center, u ndërpre për të mbajtur një minutë heshtjeje.

Më pas minuta heshtjeje u mbajtën në ato orë, kur ishin shembur dy kullat binjake që u shkatërruan pas përplasjes së dy avionëve të pasagjerëve si dhe momentet kur dy avionët e tjerë kishin sulmuar njëri Pentagonin dhe tjetri ishte rrëzuar në afërsi të Shanksvilles në shtetin e Pensilvanisë.

Fotografi: dapd

Ceremonitë përkujtimore u shoqëruan me masa të forta sigurie, për shkak të frikës për sulme të mundshme terroriste në 10-vjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit. Masat shtesë të sigurisë përfshinin kontrollin e makinave në Nju-Jork apo kontrollin e çantave në metro. Masa sigurie dhe një numër të shtuar policësh në shërbim do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhëshme.

Autor: dpa/pp

Redaktoi: Bahri Cani

 

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë