1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Qëllohet ndaj rojeve të gardës kombëtare në Uashington

26 Nëntor 2025

Në afërsi të Shtëpisë së Bardhë është qëlluar ndaj dy pjesëtarëve të gardës kombëtare. Sipas policisë është arrestuar një i pandehur. Presidenti i SHBA-së Trump në kohën e sulmit nuk ndodhej në selinë e tij.

Pjestarë të gardës kombëtare në SHBA kanë rrethuar zonën rreth Shtëpisë së Bardhë në Uashington pas të shtënave
Policia në Uashington bëri të ditur, se një bllok larg Shtëpisë së Bardhë ka pasur të shtëna. Fotografi: Daniel Slim/AFP

Dy pjestarë të gardës kombëtare në kryeqytetin e SHBA-së u goditën nga plumbat. Këtë e komunikoi në platformën X ministrja e Mbrojtjes së Atdheut Kristi Noem. Ajo nuk dha detaje të tjera. Të dy pjestarët e gardës pas të shtënave u dërguan në spital ku po trajtohen dhe pas plagëve gjendja vazhdon të jetë kritike.

Një i pandehur arrestohet

Policia në Uashington bëri gjithashtu të ditur, se një bllok larg Shtëpisë së Bardhë ka pasur të shtëna. I pandehuri si doras ndodhet në arrest. Sipas informacioneve të agjencisë AP edhe ndaj tij është qëlluar, por i pandehuri nuk është në rrezik jete. Sfondi i këtij akti nuk është i qartë.

Dy gardistët e plagosur janë transportuar për trajtim në spital.Fotografi: Emily Hanson/AP Photo/picture alliance

Shtëpia e Bardhë është rrethuar, deklaroi një zëdhënëse e zyrës presidenciale të SHBA-së. Presidenti Donald Trump gjatë të shtënave ndodhej në Florida dhe sipas zëdhënëses së tij Karoline Leavitt ai është informuar për "situatën tragjike".

Akuza ndaj angazhimit të gardës kombëtare

Presidenti në verë lëshoi dekretin e diskutueshëm për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington – duke argumentuar, se kryeqyteti nuk po arrin ta verë nën kontroll kriminalitetin. Pavarësisht padisë kundër pranisë së ushtarëve, trupat e gardës kombëtare ende ndodhen në kryeqytet.

ap/ard/dpa