1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA - qëndrim i pandryshuar për stacionimin e sistemit antiraketor në Poloni dhe Çeki

15 Qershor 2007

Bruksel: SHBA-të këmbëngulin në planin e tyre për sistemin antiraketor në Poloni dhe Çeki pavarësisht kritikave të Rusisë. Pas takimit në NATO me ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Anatoli Serdjukov, homologu i tij amerikan, Robert Gejts, e cilësoi propozimin e presidentit Putin për bashkëpunimin në Azerbajxhan vetëm një shtojcë. Megjithatë ne kemi interes për një bashkëpunim, tha Gejts. Ditën e premte ministrat e NATO-s do të vazhdojnë konsultimet për gjendjen e sigurisë në Afganistan.