1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA shtojnë presionin ndaj presidentit pakistanez Musharaf

18 Nëntor 2007
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin ndaj pushtetmbajtësit ushtarak në Pakistan Pervez Musharaf. Nënsekretari amerikan i shtetit Xhon Negroponte (John Negroponte) kërkoi gjatë një takimi me Musharafin në Pakistan që ai të heq gjendjen e jashtëzakonshme dhe të liroj opozitarët e arrestuar. I ndodhur nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Musharaf më parë pat paralajmëruar për janar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare por njëkohësisht pat arrestuar mijëra njerëz. Po ashtu Negroponte i bëri thirrje Musharafit që të rifilloj bisedimet me lideren e opozitës Benazir Bhuto.