1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA-të dhe Franca duan të shtojnë presionin ndaj udhëheqjes iraniane

21 Shtator 2007

Në konfliktin për programin bërthamor iranian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca duan të shtojnë presionin ndaj udhëheqjes në Teheran. Presidenti amerikan Xhorxh Bush (George Bush) sqaroi se është duke u përpjekur për gjetjen e një zgjidhjeje politike. Megjithatë nuk do të tolerohet që Teherani të arrijë të zhvilloj armë të shkatërrimit në masë. Edhe shefi i diplomacisë franceze Bernard Kushner (Bernard Kouchner) përsëriti qëndrimin e tij se një Iran me armë nukleare është një perspektivë e papranueshme.