1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ShBA-të këmbëngulin për një dialog intensiv ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

3 Gusht 2007

ShBA-të këmbëngulin për një dialog intensiv ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Ministrja e jashtme e ShBA-ve, Kondoliza Rajs, i bëri thirrje të dyja palëve për diskutimin e çështjeve të vështira, të cilat kanë penguar deri tani krijimin e një shteti palestinez. Në përfundin të vizitës së saj në Lindjen e Afërt Rice u takua me presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz në Ramallah. Pas bisedimeve me Abazin ajo sërish theksoi rëndësinë e konferencës së planifikuar në vjeshtë në ShBA për paqen në Lindjen e Afërt.