1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA u ndalojnë hyrjen disa politikanëve libanezë dhe sirianë

30 Qershor 2007
SHBA kanë vendosur ndalimin e hyrjes në vend të një sërë politikanësh, punonjësish qeveritarë dhe afaristësh nga Libani dhe Siria. Të prekur janë persona që veprojnë kundër qeverisë pro-perëndimore libaneze dhe institucioneve demokratike ose që me terrorizëm, dhunë dhe frikësim synojnë të arrijnë shembjen e shtetit ligjor në Liban, thuhet në një deklaratë të presidentit George W. Bush. / Në Liban janë vrarë sipas spitaleve tre demonstrues gjatë përplasjes së ushtarëve me protestues palestinezë.