1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grundsatzrede von EZB-Chef Draghi

16 Dhjetor 2011

Sipas presidentit të BQE, Mario Draghi, kriza e besimit në sektorin bankar të kujton periudhën pas falimentimit të bankës Lehman. Në fjalimin e tij të parë në Berlin, ai paraqiti masat që duhen marrë.

Shefi i BQE Mario Draghi në Berlin
Shefi i BQE Mario Draghi në BerlinFotografi: AP

Ku shkon Evropa? A duket kund fundi i krizës, apo do të dështojë euro? Nën këtë moto "Iniciativa e re sociale e ekonomisë së tregut" ftoi të enjten (15. 12.2012) në Berlin, Mario Draghin, i cili është president i Bankës Qendrore Evropiane që prej 1 nëntorit të këtij viti. Ligjërata e tij mbi "Fushat gjeopolitike të veprimit në ekonominë sociale të tregut", gjeti vemendje të konsiderueshme në media. Në publik ishin edhe shumë përfaqësues të lartë nga biznesi dhe politika, duke përfshirë edhe ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble.

Që në fillim presidenti i ri i BQE theksoi lidhjen e tij shpirtërore me Ludwig Erhardin, themeluesin e ekonomisë sociale të tregut në Gjermani, i cili në vitet pesëdhjetë vendosi bazat për një bankë qendrore të pavarur: "Qeveria nuk mund t'i japë udhëzime Bankës Qendrore, këtë e ka marrë përsipër BQE."

Draghi përmendi edhe një pikë të dytë të politikës financiare, veçanërisht të rëndësishme për Gjermaninë. Me rëndësi për një klimë të mirë investimesh është stabiliteti i lartë i çmimeve për zonën e euros dhe ai pret një çtensionim të shpejtë në zonën e euros. "Norma e inflacionit do të bjerë deri në fund të vitit 2012 në dy për qind, pastaj në vitin 2013 nën dy për qind", tha ai.

Kërkohen masa për krijimin e besimit

Por këto ishin lajmet e vetme me të vërtetë pozitive. Draghi në pjesën e parë të fjalës së tij bëri një paraqitje të zymtë, foli për "rreziqe masive." Shqetësim të madh atij i shkakton mungesa e dhënies së kredive: Për shkak se bankat duan të shmangin rrezikun, ai sheh rënien e gatishmërisë të kreditimit të parave në ekonominë reale. Kjo mund të dëmtojë Evropën, sepse në Evropë shumica e kredive për bizneset dhe personat private rrjedhin përmes bankave: në SHBA vetëm 30 deri 35 për qind, ndërsa në Evropë 80 për qind.

Prandaj BQE kohët e fundit ka provuar të rikrijojë besim përmes disa masave. Në nëntor, për shembull, norma bazë e interesit u ul në 1,0%. Javën e kaluar BQE vendosi për herë të parë që t'u japë bankave kredi me këtë normë të ulët interesi për një periudhe trevjeçare. Mbi të gjitha duhen përmirësuar kushtet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të cilat janë të punësuar të paktën 70 për qind e punonjësve të eurozonës, që prodhojnë 60 për qind të të volumit të kompanive. Draghi njoftoi masa për përmirësimin e likuiditetit.

"Ne duhet të shpëtojmë veten"

Edhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, ndoqi planet e DraghitFotografi: dapd

Në pjesën e dytë të fjalimit presidenti i BQE foli mbi rezultatet e samitit të fundit të BE-së dhe bashkimin e mundshëm fiskal e quajti një "hap me të vertetë të madh". Kundër disiplinës tradicionalisht të dobët fiskale të BE-së duhet të vendosen më në fund mekanizma kontrolli, rregulla të forta dhe një legjislacion detyrues. "Ne duhet të shpëtojmë veten," tha Draghi. Në afat të shkurtër shtetet e BE duhet të konsolidojnë tani në rradhë të parë buxhetet e tyre. "Kjo është alternativa e vetme", tha Draghi. Megjithatë rrjedhimisht mund të priten tkurrje afatshkurtra në zhvillimin e ekonomisë. Pasojat e mundshme duhen evituar. Në periudhë afatmesme ka vetëm një rrugë: Të krijohet një rritje e qëndrueshme ekonomike përmes reformave strukturore, të cilat ishin shtyrë prej një kohe të gjatë. Në diskutimet pasuese Draghi iu përgjigj edhe pyetjes, nëse inflacioni mund të përbëjë një rrugëdalje nga kriza: "Unë nuk shoh asnjë justifikim për strategjinë për të shtypur para." Dhe në fund ai i dha publikut edhe një porosi me vete: "Fillimi është bërë, Evropa nuk duhet tani të humbasë vrullin."

Autor: Kay-Alexander Scholz/Angjelina Verbica
Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW