1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shefi i diplomacisë franceze viziton Irakun

20 Gusht 2007

Bagdad: Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner (Bernard Kouchner) ka shkuar për një vizitë tre ditore në Irak. Përmes kësaj vizite Kushner (Kouchner) dëshiron të shprehë solidaritetin e Francës me popullin irakian, njoftoi ministria e jashtme në Paris. Shefi i diplomacisë franceze do të takohet me përfaqësues të të gjitha grupeve popullore. Ai është zyrtari më i larë francez që viziton Irakun që prej shpërthimit të luftës në vitin 2003. Franca ka qenë një prej kundërshtareve më të zëshme të luftës në Irak. Megjithatë presidenti i ri i Francës Nikolas Sarkozi po bën përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.