1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110510 Gehälter Schweiz

21 Maj 2010

Në Zvicër ka ende ndryshim të madh ndërmjet pagave të femrave dhe të meshkujve. Por ai ka rënë vitet e fundit me pesë përqind falë ligjit të ri për barazinë, i cili ua thjeshtëzon mundësinë grave të ankohen në gjyq.

Programi kompjuterik LogibFotografi: DW

Niklas është foshnjë tre muajshe. Nëna e tij, Ursula Bühler-Reinhart, e shijon çdo minutë me të. Gjithë vemendjen ajo ia kushton Niklasit, sepse ka akoma lejen e lindjes. Por pas disa muajsh Ursula Bühler-Reinhart do të kthehet përsëri në punë. Zviceranja është ndihmësinfermiere në spitalin Bruderholzspital pranë Baselit.

33-vjeçarja do që të paguhohet siç i takon dhe për këtë arsye para disa vjetësh ka ngritur padi. Ajo dhe disa ndihmësinfermiere të tjera kishin konstatuar, se kolegët e tyre meshkuj, punonjës në shërbimin publik, paguhen më mirë, psh policët.

Ursula Bühler-Reinhart, ndihmësinfermiere nga BaseliFotografi: DW

"Por profesionet tona janë të krahasueshme. Edhe ne punojmë në turnin e natës, edhe ne bëjmë punë me përgjegjësi të lartë. Shumë njerëz mendojnë se janö gra të mira, të dashura, që kujdesen për të sëmurët. Natyrisht që kjo është njëra anë. Duhet të sillesh e përzemërt me pacientët. Por profesioni ynë si ndihmësinfermiere, kërkon shumë, shumë më tepër."

Ndihmësinfermieret patën sukses në gjykatë.

Në fakt procesi në kantonin e Baselit zgjati gjithsej tetë vjet, por para disa muajsh u muar vendimi dhe tani kantoni duhet t'ua kthejë mbrapsht paratë ndihmëinfermiereve në të gjitha spitalet. Për pesë vjetët e fundit.

Ky vendim është një shembull i mirë për përparimet, që bën Zvicra, për barazinë e pagave ndërmjet burrit dhe gruas. Ligji i barazisë gjinore u lejon profesioneve të caktuara, që të jenë tö barabartö me njëri-tjetrin, si psh ndihmësinfermierët dhe policët. Nga ana tjetër u jep edhe grave mundësinë, që të ngrenë padi në grup. Në këtë mënyrë ata mbrojnë gratë, që të mos ekspozohen të vetme në opinion dhe madje të mos pushohen dot nga puna prej sipërmarrësve.

Susanne Nese e sindikatës së shërbimit publik, vpod, e ka ndjekur padinë në grup të ndihmësinfermiereve. Direkt pas kësaj me qindra gra do të paguhen më mirë.

Ursula Bühler-Reinhart me të birin Niklas.Fotografi: DW

"Po të kesh parasysh se janë 920 vende me orar pune të plotë, i bie që për pesë vitët e fundit t'u paguhen afro 21 milionë. Këto nuk janë disa qindarka, por janë shumë para. Dhe kjo tregon se në kurriz të grave janë kursyer shumë, shumë para."

Programi kompjuterik "Logib"

Jo vetëm ligji zviceran mbështet gratë për të realizuar të drejtat e tyre, edhe programi kompjuterik me emrin "Logib" kryen shërbime shumë të mira. Me ndihmën e disa të dhënave personale për arsimimin, përvojën profesionale dhe moshën programi përllogarit, se sa i bie që të fitojë secila grua. Ai pastaj konstaton, nëse janö tö justifikueshme dallimet me kolegët e tyre meshkuj, psh për përvojë mö tö paköt profesionale, apo öshtö fjala me të vertetë për diskriminim në pagë.

Ndërkohë edhe qeveria gjermane ka kërkuar ta ketë programin, për përpilimin e të cilit ka punuar edhe ekonomistja Silvia Strub. Silvia Strub gëzohet, që tani edhe gratë gjermane mund ta shfrytëzojnë këtë instrument.

"Me siguri që ky është një sukses. Të gëzon fakti, që cështja e barazisë së pagesës po shtohet edhe në Gjermani. Edhe në Zvicër cështja e barazia e pagesës është përsëri temë dite falë programit kompjuterik "Logib". Sipërmarrjet janë sensibilizuar dhe një pjesë e mirë edhe kanë vepruar."

Catherine Reit, ish shitëse në një supermarket ka ngritur gjithashtu padi.Fotografi: DW

Mbetet e vështirë ngritja e padisë për pagat në sektorin privat.

Shumë gra kanë frikë se pushohen nga puna, nqs kërkojnë pagesë më të lartë nga sipërmarrësi. Catherine Reit aus Neuchâtel ka guxuar, por megjithatë pasi kishte dalë në pension. Ajo kërkon nga rrjeti i supermarketeve Migros që t'i kthehen mbrapsht paratë. Për vite me rradhë ajo është paguar me 300 franka zvicerane për punën e saj si shitëse, më pak se kolegët e saj meshkuj.

"Në bazë të kontratave kolektive burrat dhe gratë paguhen njësoj. Prandaj kam qenë shumë e befasuar, kur konstatova ndryshimin. Nuk ka ndryshuar asgjë: Gratë në sipërmarrje vazhdojnë të paguhen më pak se burrat. Shpresoj se nga procesi do të krijohet presion në opinion dhe situata do të ndryshojë krejtësisht."

Shanset e Catherine Reit janë të mira. Sepse në Zvicër barra e provave peshon tani te sipërmarrësit.

Autor: Ruth Reichstein/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi