1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkarkohet nga detyra shefi i policisë lokale afgane, neglizhim i detyrës

29 Korrik 2007

Dhjetë ditë pas rrëmbimit të dy inxhinerëve gjermanë në Afganistan shefi i policisë lokale është shkarkuar nga detyra. Ministria e brendshme e akuzon atë zyrtarisht për neglizhim të detyrës. Përveç kësaj duket se ai nuk ka kryer pagesat e rrogës policëve afganë. Ministria e jashtme në Berlin vazhdon intensivisht përpjekjet për lirimin e gjermanit tjetër. Një zëdhënëse e shtabit të krizës u shpreh se shtabi është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë në Kabul. Sipas një raporti të gazetës "Bild am Sonntag" kufoma e inxhinerit gjerman të vrarë ka qenë në një gjendje të mjerueshme. Duke u bazuar në burime të qarqeve të sigurisë, "Bild am Sonntag" shkruan se gjermani ka qenë qëlluar në në të dy gjunjët dhe pas shpine. Kufomës po i bëhet autopsia në Köln.