1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkencëtarët e Bonit lidhin lojrat e dhunshme me çregullimet emocionale

10 Nëntor 2011

Pas lidhjeve që media iu bën akteve të dhunës me lojrat e dhunshme, shkencëtarët në Gjermani thonë se lojtarët vuajnë nga çregullime emocionale. Por jo të gjithë janë dakort me këto rezultate të studimit.

Skenë nga loja "Midway Games' Mortal Kombat: Deceptions"
Ndikojnë lojërat me temë dhunën në sjelljen e të rinjve?Fotografi: AP

Publiku gjerman u shokua kur një adoleshent vrau 16-të vetë dhe veten në mars të vitit 2009. Media raportoi se ai luante shumë lojra me vrasje dhe duke qëlluar njerëz në ekran mund ta ketë shtyrë atë ta bëjë edhe në realitet.

Ky është një reagim sipërfaqësor, sipas Christian Montag, profesor psikologjie në Universitetin e Bonit.

“Pas të shtënave vdekje-prurëse në atë shkollë disa tituj mediash thonin: 'Faji i lojrave, faji i lojrave.' Unë kam njohur shumë nga këta lojtarë dhe më kanë treguar që lojrat kanë edhe disa aspekte sociale dhe nuk është aq e lehtë sa e bën media.”

Çrregullim emocional

Duke parë se media lidh gjithmonë aktet e dhunës me lojrat e dhunshme Montag drejtoi një studim posaçërisht për ata që luajnë këto lojra për të parë reagimin e tyre emocional.

Rezultatet e tij u publikuan në tetor në revistën Psikologjia Bilokgjike. Ai dhe ekipi i tij i kërkimit në Universitetin e Bonit krahasuan rezultat e marra nga skaneri MRI, që skanon aktivitetin e trurit, të atyre që luajnë këto lojra dhe të atyre që nuk i luajnë. Ndërkohë personat e testuar ishin duke parë pamje të mrekullueshme bregdeti dhe fotografi të njerëzve të plagosur nga jeta reale dhe pamje nga loja më popullore në internet Counter-Strike, e cila i ndan lojtarët në dy kampe, terroristë dhe anti-terrortistë.

Fëmijë duke luajtur lojë elektronike.Fotografi: Fotolia/Marcito

Montag zbuloi se lojtarët të cilët luanin 15 orë në javë Counter –Strike ose lojra të njëjta, kishin një “akivitet më të ulët” në anën e majtë të lobit frontal – pjesa e trurit që është përgjegjëse për rregullimin e emocioneve.

Kërkime jo bindëse

Të tjerë ekspertë nuk jane dakort me studimin e Montag dhe nuk duan ta marrin si një masë të saktë të ndikimit të lojrave mbi lojtarët.

“Unë mund të shon në TV një program që ka imazhe të dhunshme dhe ju mund të më studioni ndërsa unë jam duke e parë, por gjëja më e rëndësishme e lojës është që unë jam vrasësi duke shtypur një buton dhe kjo gjë nuk është prekur ashtu si duhet në studim,” tha Nick Robinson, i cili mëson dhe hulumton mbi çështjet politike dhe video game në Universitetin e Lidisit në Angli.

Robinson pyet gjithashtu nëse çrregullimi emocional çon në akte dhune. “Duket se kemi një paradoks, i cili është se ne e dimë që njerëzit jane duke luajtur gjithnjë e më shumë lojrat e dhunshme dhe nëse do të shikonim statiskat në Amerikën e Veriut, kriminaliteti ka rënë,” - thotë Robinnson për Deutsche Welle. Duke shtuar se statistka të tilla tregojnë se disa njerëz shryfjnë dufin e tyre atje dhe nuk bëjnë akte te dhunshme.

Pjesëtarë të një “skuadre” që morën pjesë në një mision të simuluar në Mars, duke qendruar mbyllur një kontenier rus për 17-të muaj, thanë se luanin Counter Strike për të shkarkuar stresin e krijuar nga ambjenti i mbyllur.

Autor: Stuart Tiffen / Amarildo Topi

Redaktoi: E. Xhani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW