1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkolla filloi por nxënësit e minoriteteve nuk kanë libra

Odiese Kote5 Tetor 2007

Megjithë premtimet e përhershme, nxënësit e minoriteteve greke e maqedonase nuk janë pajisur me tekste në gjuhën e tyre amëtare dhe drejtuesit e tyre u janë drejtuar tani për ndihmë organizmave ndërkombëtarë.

Fëmijë kosovar me libër në dorë
Fëmijë kosovar me libër në dorëFotografi: AP Photo
Megjithë premtimet e përhershme për zgjidhjen e problemit të pajisjes me tekste në gjuhën e tyre amëtare, duket se ende nxënësit e minoriteteve greke e maqedonase nuk janë të kënaqur dhe drejtuesit e këtyre minoriteteve u janë drejtuar tashmë për ndihmë e zgjidhje të problemeve, organizmave ndërkombëtare, OSBE-së dhe Këshillit të Europës. Dy javë pas fillimit të vitit të ri mësimor 2007 -2008, ankesat dhe problemet e shumta mbi mungesën e teksteve për minoritetet maqedonase e greke që jetojnë në Shqipëri, janë sërish evidente.

Në juglindje të Shqipërisë, në rrethin e Pogradecit gjendet Komuna Liqenas me 9 fshatërat e saj, ku jeton një komunitet i përqëndruar maqedonas. Komuna ka edhe shkollën e bashkuar "Dy dëshmorët" ku rreth 300 nxënës kryejnë këtu të gjithë ciklin prej klasës së parë e deri në përfundim të maturës. Dy javë pas fillimit të vitit të ri mësimor 2007 -2008, ankesat dhe problemet e shumta mbi mungesën e teksteve janë prezente për nxënësit e këtij minoriteti. Drejtori shkollës së bashkuar 30 vjeçari Mihallaq Apostolofski që ka kryer studimet e larta në Shkup, pohon se "E njëjta situatë paraqitet edhe në shkollat e minoritetit grek në jug të vendit. Jani Jani, kryetar i org. të minoritetit grek Omonia, shprehet se PBDNj që vazhdon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, nuk po ushtron presionin e duhur për të realizuar objektivin për respektimin e kartës kuadër të bashkimit europian për arësimimin e minoriteteve në gjuhën e tyre amtare. Megjithë premtimet e përhershme, këto probleme duket se ende nuk po gjejnë rrugën e zgjidhjes dhe drejtuesit e këtyre minoriteteve u janë drejtuar tashmë për ndihmë e zgjidhje organizmave ndërkombëtare, OSBE-së dhe Këshillit të Europës.