1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkolla fillore "Angela Merkel"

20 Nëntor 2017

Një shkollë në kryeqytetin e Nigerisë pagëzohet me emrin "Angela Merkel" në nderim dhe me shpresën për më shumë mbështetje.

Niger Angela-Merkel-Schule Niamey
Fotografi: DW/Abdoulaye Mamane Amadou

Në Gjermani ka mjaft shkolla që mbajnë emrat e ish-kancelarëve Konrad Adenauer, Ludwig Erhard apo Willy Brandt. Por kancelarja Angela Merkel, e cila ka shance të mira që pas zgjedhjeve të tetorit 2017 të jetë kancelarja më gjatë në pushtet, ia doli edhe që me emrin e saj të pagëzohet një shkollë, kur ajo është ende në post. Por kjo shkollë nuk është në Gjermani, por në Nigeri.

Nderim për vizitoren e nderuar

Në kryeqytetin e Nigerisë, Niamej, shkolla fillore Goudel 2 u pagëzua me emrin "Dr. Angela Merkel", në kujtim të vizitës së saj më 10 tetor 2016.

Fotografi: DW/Abdoulaye Mamane Amadou

Gjatë vizitës së saj kancelarja i dhuroi shkollës "200 banka dhe pesë katedra për mësuesit", kujton drejtoresha e saj Rabi Abdoulaje.

Tani drejtoresha dhe të tjerët shpresojnë për mbështetje të mëtejshme. I ngarkuari ad interim i ambasadës gjermane në Nigeri tha se Gjermania i ka dhuruar shkollës mobilje dhe materiale në vlerë prej rreth 8000 eurosh dhe se Gjermania është një nga partneret e rëndësishme të Nigerisë.