1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shoku i 11 shtatorit në Berlin

11 Shtator 2026

25 vjet më parë politikanët gjermanë reaguan me zhgënjim ndaj lajmit të sulmeve në Nju-Jork. Berlini përgatiti shpejt dy paketa sigurie dhe vendosi për misionin në Afganistan.

New York 2001 | Fluturimi 175 dhe goditja në World Trade Center
Sulmi terroristFotografi: Spencer Platt/Getty Images/AFP

11 shtatori 2001 ishte në një ditë e martë. Kancelari Gerhard dhe Kryeministri hungarez Viktor Orbán mbajtën paradite një konferencë për shtyp mbi zgjerimin e BE-së në lindje. Në Bundestagzhvillohej java e debatit për buxhetin.

"Isha ulur në sallën plenare të Bundestagutgjerman dhe isha i përgatitur të mbaja një fjalim mbi politikën e brendshme dhe të sigurisë, kur u përhap lajmi", thotë anëtari i parlamentit të FDP-së, Max Stadler.

"Debati u ndërpre dhe të gjithë i ndoqën ngjarjet e tmerrshme në televizion. Kthimi i thjeshtë në rendin e ditës ishte i pamundur", thotë ai.

"Më kujtohet sulmi çdo ditë"

Kancelari i atëhershëm Gerhard Schröder tha shumë shpejt se "kjo është një deklaratë lufte kundër botës së civilizuar. Ndërsa anëtarët e Bundestagut dhe ministrat qëndruan të shtangur në zyrat e tyre para imazheve të CNN nga Nju Jorku.

Tre orë më vonë, Kancelariiu drejtua edhe zyrtarisht opinionit. "Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë botës së civilizuar. E kam siguruar Presidentin Amerikan George Bush për solidaritetin e pakushtëzuar të Gjermanisë", deklaroi Schröder.

Joschka Fischer dhe Gerhard SchröderFotografi: Campbell/dpa/picture alliance

Shoku fillestar ishte i thellë, duke prekur si qeverinë ashtu edhe opozitën. Kryetarja e CDU-së, Angela Merkel, tha: "Është një pikë kthese e thellë për botën demokratike." Ekspertët nuk shohin ndonjë rrezik konkret për Gjermaninë, megjithatë helikopterët rrethuan zonën qeveritare. U ngritën barriera tankesh dhe shumë oficerë policie u vendosën përpara ambasadave izraelite dhe amerikane.

A duhet të anulohet Oktoberfest?

Në Mynih, Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Günter Beckstein, duhet të vendoste nëse do ta anulojë Oktoberfestin. "Ne luajtëm skenarë që janë pothuajse të pakrahasueshëm në tmerrin e tyre. Do të kishte rezultuar në të njëjtin numër vdekjesh si në Nju Jork nëse një aeroplan, i mbushur plotësisht me karburant në Hamburg ose Mynih, do të ishte rrëzuar qëllimisht në një shesh dhe tubim. Pastaj vendosëm - dhe unë vendosa - pavarësisht disa rezervave, të thoshim: Po, nga një perspektivë sigurie, kjo duhet të bëhet."

Në javët e para pas sulmeve, politikanët paraqitën një imazh të rrallë: Ata u bashkuan në luftën kundër terrorizmit. Ministri i Brendshëm Federal Otto Schily i SPD-së e forcoi imazhin e tij si një "Sherif i Kuq".

"Me vendosmëri dhe qartësi, ne do ta fitojmë luftën kundër terrorizmit. Jam plotësisht i bindur për këtë. Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë. Askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë."

Aksionet e forcave të sigurisë

 Qeveria e koalicionit të kuq-gjelbër arriti një marrëveshje me CDU/CSU dhe FDP për masa më të rrepta. Të qenit anëtar ose mbështetës i grupeve të huaja terroriste u shpall vepër penale. Bankat duhet t'u japin hetuesve më shumë informacion për ta bërë më të vështirë mbledhjen e fondeve për organizatat e dyshuara. Policia, shërbimet e inteligjencës dhe Forcat e Armatosura Gjermane do të marrin 2,300 pozicione të reja.

Pasojat e sulmeveFotografi: Dennis Van Tine/Avalon.red/IMAGO

Në këmbim, qeveria federale po rrit taksat e duhanit dhe sigurimeve. Një debat i gjerë rreth kufizimeve të lirive civile nuk ka arritur të materializohet pas sulmeve. Ligji dhe rendi janë vlera socialdemokrate, thotë Schily.

"Mbrojtja e të dhënave është në rregull, por mbrojtja e të dhënave nuk duhet të pengojë luftën kundër krimit ose terrorizmit."

Për Gjermaninë asokohe ishte një sfidë shumë e madhe edhe në kërkimin dhe zbulimin e celulave terroriste, pasi një numër i territoristëve ishin të vendosur në Gjermani. Në këtë drejtim u orientuan edhe shumë aksione të policisë dhe shërbimeve. Ndërsa qeveria i duhej të merrte edhe vendime për aksione ndërkombëtare në luftimin e terririzmit ndërkombëtar.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW