1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shoqata “Robert Schwartz” promovuese dhe përhapëse e kulturës dhe e gjuhës gjermane në Shqipëri

Arben Muka20 Shkurt 2009

Gjatë 2009-s do të vazhdojnë botimet e përkthimet cilësore nga letërsia gjermane, bashkëpunimet në fushën e filmit, të arteve figurative, muzikës, si dhe kontakte me personalitete të spikatur të artit në Gjermani.

Dr. Ardian Klosi Drejtori ekzekutiv i shoqatës Robert SchwartzFotografi: Arben Muka

Shoqata kulturore gjermano shqiptare Robert Schwartz zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri prej nëntorit të vitit 2004. Si një inciativë e përfaqësuesve të kulturës, të shtetit dhe intelektualëve nga të dy vendet shoqata i përmbahet kredos së nxitjes dhe promovimit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e kulturës dhe arsimit. Më konkretisht kjo realizohet përmes përhapjes së kulturës e gjuhës gjermane në Shqipëri.

Një bilanc i pasur veprimtarish

Të enjten në mbrëmje në Tiranë u zhvillua takimi vjetor i anëtarëve dhe simpatizantëve të shoqatës. Duke iu kthyer kalendarit të veprimtarive që u zhvilluan gjatë 2008-s u kontatua se gjatë gjithë vitit, por në vëcanti në ditët e Tetorit Gjerman ka patur një larmi shfaqjesh, promovimesh dhe botimesh nga letërsia gjermane, takimesh me krijues, ekspozita etj. U përmendën në mënyrë të vecantë ëorkshop-et me përkthyesit të rinj, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova e Maqedonia, të artistëve gjermanë, francezë dhe shqiptarë, apo me studentët e regjisë në Akademinë Marubi.Të paharuara ishin dhe ditët e filmit gjerman, të cilat mbushën plot me spektatorë sallat e kinemave në kryeqytet, mbrëmja poetike muzikore kushtuar poetit Gottfried Benn, dramatizimi i romanit të shkrimtarit gjerman Heinrich Bëll, “Me syrin e një klouni”, botimi i përmbledhjes së dytë, me prozatorë të gjuhës gjermane të shekullit 20 etj.

Takim i shoqatës në TiranëFotografi: Arben Muka

Drejtori ekzekutiv i shoqatës dr Ardian Klosi vecon si realizimin më të suksesshëm vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të kolazhit me fragmente të dramës së Bertolt Brecht “Opera për tre groshë”.

“Ishte vërtet një projekt ambicioz që tërhoqi vëmendje tek artëdashësit. Një spektakël me skena masive ku morën pjesë 17 aktorë dhe 7 këngëtarë në një interpretim live”, thotë për DW, Ardian Klosi.

Njëri nga partnerët aktivë të shoqatës është dhe Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë. Rektori i Akdemisë, regjisori Kujtim Cashku , thotë për DW se “janë organizuar mbrëmje poetike e teatrale, ndërkohë që është krijuar traditë në organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut. Këtë vit jemi duke përgatitur përmbajtjen e edicionin e katërt. Do të sjellim disa filma gjermane që krijojnë interes tek auditori. Shpresoj që në të ardhmen të kooperojmë më ngushtë”.

Takim i shoqatësFotografi: Arben Muka

Projektet e vitit 2009

Dr. Ardian Klosi tregon për ato veprimtari, të cilat janë konfirmuar që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Por dhe bashkëpunime të tjera. “Do të vazhdojmë me botime të përkthimeve cilësorë nga gjuha gjermane. Fillimisht do të jetë një botim me përmbledhje karikaturash nga artistët e rinj shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë në një ëorkshop nën drejtimin e Hajko Sakurai-t. është kryesisht me tematikë politike. Do të sjellim në shqip e gjermanisht dhe një përmbledhje të poetit Gottfried Benn, pas një konkursi poetik që është realizuar. Do të kemi një rikthim në Shqipëri të këngëtares Eli Lap, e cila do të sjellë një repertor të viteve ‘20 e ‘30 . Në paln kemi dhe përkthimin e një roman i shkrimtarit bashkëkohor Ulrich Treichel, i cili pritet të jetë prezent në Shqipëri në fund të vitit etj”.

Jo cdo gjë sipas dr. Klosit ecën normalisht. Ai flet për vështirësitë që ka në sigurimin e fondeve, në gjetjen e mbështetësve për mjaft projekte dhe ide të cilat presin të konkretizohen.

Shoqata kulturore gjermano shqiptare ka marrë jo pa qëllim emrin e Robert Schwartz (1932 - 2003), një personalitet i spikatur i përkthimit e letrave në Shqipëri, i cili pas viteve '50 dhe derisa sa u nda nga jeta ishte një nga protagonistët e lidhjeve letrare-kulturore të Shqipërisë me botën gjermane.