Shpërbërja e Jugosllavisë – 20 vjet më pas
30 Gusht 2010Reklamë
Luftërat në hapësirën e ish - Jugosllavisë dëmtuan të gjithë rajonin. Shtetet pasardhëse ende nuk e kanë tejkaluar krizën dhe synojnë anëtarësimin sa më të shpjetë në Bashkimin Evropian. Këtë qëllim e ka arritur deri tani vetëm Sllovenia para pesë vjetësh. Përderisa Kroacia mund të llogarisë me një futje të shpjetë në BE, e ardhmja evropiane e vendeve të tjera pasardhëse të ish-Jugosllavisë është e paqartë. Një prej kushteve kryesore të anëtarësimit është bashkëpunimi rajonal, ku ende ka pengesa të shumta. Veçanërisht sa i përket raporteve mes Serbisë dhe Kosovës si dhe Republikës Serpska dhe Bosnjë-Hercegovinës. Megjithatë është mirë që tashmë në rajon nuk po numërohen të vdekurit por paratë.