1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërthim në Kosovë

Bekim Shehu3 Prill 2007

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, tha sot se ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari, nuk do ta ketë vështirë ta argumentojë propozimin e tij, për të ardhmen e Kosovës, meqë sipas tij argumentet janë në anën e këtij propozimi.

Kosovo Plakat in Pristina
Fotografi: AP

Zyrtarë të policisë ndërkombëtare, konfirmojnë se në veri të Kosovës, në Zubin Potok, persona të panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes "koktel molotov", në një veturë të gjykatës së UNMIK-ut. Policia thotë se vetura është djegur ndërsa, nuk ka të lënduar nga radhët e personelit ndërkombëtar. Policia është duke zhvilluar hetimet dhe tash për tash nuk e di motivin e shpërthimit.

Shpërthimi i sotëm mbi veturën e administratës ndërkombëtare në Zubin Poton, vendbanim i banuar më shumicë serbe, pason disa shpërthime që ndodhën gjatë dy javëve të fundit në rajone të ndryshme të Kosovës. Autoritet në Kosovë, incidentet e tilla i kanë cilësuar të dëmshme për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova. Numri një i NATO-os, Jaap de Hup Scheffer, gjatë një vizite që realizoi në Kosovë së bashku me 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s tha se, të gjithë ata persona që mendojnë se nëpërmjet dhunës mund të arrijnë qëllimet e veta gabohen.

Ai tha se forcat paqeruajtëse do të përgjigjen me të gjitha mjetet e nevojshme për të parandaluar cfarëdo lloj, ndërsa, shprehu mbështetjen e aleancës veriatlantike për planin e ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari. Ndërmjetësi ndërkombëtar, sot, në KS-it do të raportojë për planin e tij. Kryemiistri i Kosovës Agim Çeku, u dekaroi mediave kosovare se Marti Ahtisari, nuk do ta ketë vështirë ta argumentojë propozimin e tij, për të ardhmën e Kosovës, meqë sipas tij, argumentet janë në anën e këtij propozimi.

Autoritet e Rusisë, më herët kanë kërkuar që të organizohet një mision faktmbledhës në Kosovë nga OKB-së, para se dokumenti i Ahtisarit të kalojë në KS-it. Ky propozim për kryeministrin Agim Çeku është i panevojshëm, për faktin që sipas tij, në Kosovë që nga përfundimi i luftës është e pranishme administrata ndërkombëtare dhe KS-it, vazhdimisht njoftohet nga UNMIK-u për zhvillimet në Kosovë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW