1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërthim në xhaminë e kuqe në Islamabad, katër të vdekur

27 Korrik 2007

Një shpërthim i rëndë në xhaminë e kuqe në Islamabad të Pakistanit, ka shkaktuar së paku vdekjen e katër vetëve dhe plagosjen e një numri të madh njerëzish, bëri të ditur policia. Sot, ceremonia e rihapjes së xhamisë së kuqe u shoqërua me incidente. Policia përdori gazin lotsjellës kundër islamistëve që qëllonin me gurë. Qindra vetë kanë brohoritur parrulla kundër presidentit Pervez Musharaf dhe penguan një predikues të dërguar nga qeveria të futej në xhami. Gjatë një aksioni të zhvilluar në fillim të korrikut kundër elementëve ekstremistë në këtë xhami u vranë më shumë se 100 persona.