Shpërthim vdekjeprurës në Prishtinë
24 Shtator 2007Reklamë
Në një prej zonave më të frekuentuara të Prishtinës, në rrugën Bill Klinton, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Policia kumtoi se janë vrarë të paktën dy persona, ndërsa rreth 9 të tjerë janë plagosur. Njoftohet gjithashtu edhe për dëme materiale.
Supozohet se fjala është për një sulm të organizuar, por deri tani nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me motivet e këtij shpërthimi. Nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të ketë sfond kriminal.
Shpërthimi ka ndodhur pas orës dy të mëngjesit të sotëm. Zëdhënësi i policisë, Veton Elshani tha se deri tani nuk mund të thuhet asgjë
për sfondin e sulmit dhe lëndën shpërthyese që është përdorur.