1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

230911 Porträt Klaus Regling

23 Shtator 2011

Shpëtimtari i qetë. Në prapaskenën e krizës së euros, për monedhën e përbashkët lufton para së gjithash një njeri: Klaus Regling, shefi i Fondit për Shpëtimin e Euros . Fondi i tij do të marrë tani më shumë kompetenca.

Klaus Regling
Klaus ReglingFotografi: picture-alliance/dpa

"Mister Euro", ky titull u është dhënë tashmë disa drejtuesve të shkëlqyer evropianë. Por, më mirë ai i shkon ndofta shefit të zjarrfikësit financiar për euron. Kudo që bëhet fjalë për shpëtimin e monedhës së përbashkët, është edhe zotëria miqësor dhe serioz Regling. Gjatë takimit të ministrave të financave të zonës së euros në Wroclaw të Polonisë ai është ulur pranë kryetarit të Euro-grupit Jean-Claude Juncker dhe Jean-Claude Trichet-së, shefit të Bankës Qendrore Evropiane. Ai pret derisa radha i vjen atij dhe përshkruan gjendjen. Objektivisht, si gjithnjë.

„Ne [ombrella për shpëtimin e euros] vazhdojmë të financojmë paketën e kredive irlandeze dhe portugeze. (...)“

Kur në maj 2010 ministrat e Financave të vendeve të euros zdrukthtuan aty për aty gjatë një nate të gjatë krize ombrellën e shpëtimit, shpejt ishte e qartë: Klaus Regling është njeriu i duhur në krye të saj. Ai i ka formuar bashkë me të tjerë etapat e rëndësishme të euros. Nën Theo Waigel-in ai punonte në Ministrinë e Financave të Gjermanisë, më vonë ai qe drejtor i përgjithshëm për ekonominë dhe financat në Komisionin Evropian. Dhe dy herë në karrierën e tij ai ka punuar për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kriza është ashpërsuar

Në mes të krizës Klaus Regling qëndron gjithnjë i qetë. Në Gjermani mbizotëron pjesërisht histeri, tha ai në fund të gushtit në një intervistë. Për këtë nuk ka kurrfarë arsyeje, sepse, me gjithë sa ka ndodhur, euroja është një monedhë e qëndrueshme. Por kriza po zgjat shumë më gjatë, sesa parashikonte luftëtari i qetë për euron para një viti (pas një bisede-sfond në studion e ARD-së në Bruksel).

"Mendoj, se pjesa më e keqe e krizës ka kaluar. Normat e interesit, që duhet të paguajnë vendet evropianojugore, janë ulur. Kursi i këmbimit është stabilizuar, vlerësimi i tregut është bërë në përgjithësi shumë më i qetë dhe nuk ekziston më rreziku i një ngjitjeje të ndërsjellë."

Regling në Wroclaw, 2011Fotografi: dapd

Në këtë pikë ai gaboi, kriza është bërë madje më e ashpër. Ombrella e shpëtimit e Regling-ut rritet dhe merr më shumë kompetenca. Por ka dyshime kokëforta, nëse kjo vërtet mjafton. "Mister Euro" nuk lejon që t'ia prishin monedhën me fjalë. Deri te kriza, ajo ka shkruar një histori suksesi, thotë ai. Si gjithnjë me mimikë të rezervuar.

Sikur punimet e riparimit të jenë të suksesshme, edhe më tej nuk ka arsye për t'u shqetësuar për euron, shton. Kjo mbetet kredoja e Klaus Regling-ut.

Autor: Wolfgang Landmesser/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW