1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpëtohen minatorët e parë të ngujuar në minierë në Kili

13 Tetor 2010

Në Kili ka filluar me sukses shpëtimi i 33 minatorëve, që kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se dy muajsh në 600 metra thellësi në një minierë në shkretëtirën kiliane, Atacama.

Chile Rettung Bergleute Florencio Avalos
Ka filluar me sukses shpëtimi i 33 minatorëveFotografi: AP

Ashensori në formë tubi të gjerë vetëm 65 cm i quajtur "Phoenix 1" ka nxjerrë mbi tokë minatorët e parë. Minatorët e nxjerrë tani duket të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëse aksioni vazhdon me këtë ritëm, atëherë në çdo orë do të nxirret një minator.

Ashensorit në formë tubi i duhen 15 minuta për të kaluar 600 metra nga thellësia në sipërfaqen e tokës. Aksioni shpëtimtar më i gjatë dhe i ndërlikuar në historinë e minierave po përcillet me interesim të madh në mbarë botën. Pjesëtarë të familjeve, ekipe të shpëtimit dhe vetë presidenti i Kilit Sebastián Piñera shoqëruan me brohoritje gëzimi kthimin e minatorëve të parë.

Fotografi: AP

"Kili është i lumtur. Minatorët nuk kanë qenë asnjëherë vetëm. I mbarë Kili ishte në çdo minutë gjatë këtyre 69 ditëve me mendjen tek ata. Tani po i afrohemi një fundi të mirë. I mbarë vendi është thjesht mirënjohës!", tha presidenti Piñera.

Minatorët kanë mbetur brenda qysh më 5 gusht, si pasojë e një shembjeje në minierën e arit dhe të bakrit në San Jose Copiago. Ky është rasti i parë që njerëzit të kenë mbetur të ngujuar për një kohë kaq të gjatë në thellësi të nëntokës.

Autor: dw/ Esat Ahmeti

Radaktoi: aj/aca

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW