1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpallet e pavlefshme marrëveshja për kufirin Kosovë-Maqedoni

Bekim Shehu25 Prill 2006

Marrëveshjea për ndryshimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë ishte nënshkruar më 2001 në mes të Shkupit dhe Beogradit.

Ushtarë gjerman në Kosovë
Ushtarë gjerman në KosovëFotografi: AP

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se nuk e njeh si të vlefshme marrëveshjen për ndryshimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, të
nënshkruar më 2001 në mes të Shkupit dhe Beogradit.

Këtë deklaratë, kryeministri Çeku, e bëri vetëm katër ditë para se ai të realizojë një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Kryeministri Çeku dhe presidenti Sejdiu, thanë se Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë me të cilën hidhet poshtë marrëveshja Shkup-Beograd për kufirin.

Sipas tyre, në faza të mëvonshme për çështjen e kufirit, mund të diskutojnë vetëm Prishtina dhe Shkupi.