1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpresë e re skepticizëm i vjetër në konfliktin e Turqisë me kurdët

Thomas Seibert / Aida Cama2 Tetor 2012

Kryeministri turk ka njoftuar ndërmarrjen e një nisme për zgjidhjen e konfliktit kurd. Bisedimet me rebelët e PKK dhe lejimi i mësimit të gjuhës kurde janë pjesë e kësaj zgjidhjeje. Por përfaqësuesit kurdë janë skeptikë.

Fotografi: Reuters

Në kongresin e partisë së tij AK të zhvilluar në fundjavë (30.09.2012) në Ankara, Erdogan tha se kurdët duhet të distancohen më qartë nga dhuna e Partisë Punëtore Kurde (PKK) dhe se ai kërkon të gjejë rrugët e zgjidhjes së konfliktit, së bashku me rreth 1 milionë njerëzit e kësaj pakice të madhe etnike. Pas muajsh luftime midis ushtrisë turke dhe PKK-së, që kanë shkaktuar qindra viktima dhe pas një serie deklaratash të papajtueshme të bëra nga qeveria e tij, fjalët e Erdoganit zgjojnë shpresa të reja për një zgjidhje paqësore të konfliktit, i cili i ka kushtuar jetën më shumë se 40 mijë vetëve që prej vitit 1984.

Që para kongresit Erdogan pati thënë se parashikohen bisedime të reja me PKK. Raundi i parë i bisedimeve sekrete të zhvilluara midis të dërguarve të Erdoganit dhe PKK u ndërprenë vitin e kaluar në Oslo, pa dhënë asnjë rezultat. Tani Erdogan kërkon të fillojë sërish bisedime. Në bisedime duhet të marrë pjesë edhe kryetari i PKK, Abdullah Öcalan, i cili ndodhet në burg. Öcalan u tregua i gatshëm, siç bëri të ditur i vëllai i tij, Imrali pas një vizite në burg. Ky ishte mesazhi i parë i lëshuar nga kryetari i PKK pas një viti.

Gjuha kurde të ofrohet në shkollat shtetërore

Në mes të muajit shtator hyri në fuqi një reformë të cilën qeverina e Erdoganit e shikon si lëshim i bërë për kurdët. Për herë të parë në historinë e Turqisë, nxënës të shkollave të mesme mund të marrin kurse në gjuhën kurde, nëse e zgjedhin atë. Duke patur parasysh që përdorimi publik i gjuhës kurde ka qenë për një kohë të gjatë i ndaluar në Turqi, hapi i tanishëm është një hap i madh.

Sipas njoftimeve të shtypit, lënda e re në fushën kurde ndiqet pak. Mbase arsyeja për këtë është qëndrimi ndaj partisë legale kurde BDP ndaj projektit kurd. Partisë nuk i mjafton oferta për mësimin e gjuhës kurde. Ata kërkojnë që fëmijët kurdë të mësojnë detyrueshëm gjuhën e nënës që në shkollën fillore.

Prej këtij viti shkollor kurdishtja orfrohet si lendë në TurqiFotografi: ullstein bild - Reuters/MURAD SEZER

„Qeveria nuk e ka seriozisht“

Partia kurde BDP nuk është skeptike vetëm për mësimin e gjuhës kurde. Edhe deklaratat e Erdoganit në kongres hasin në mosbesim të madh tek politikanët kurdë. „Qeveria nuk e mendon seriozisht“, thotë shefi i BDP Selahattin Demirtas për gazetën pro-kurde „Özgür Gündem“.

Demirtas nuk do t`i bashkangjitet bisedimeve të reja. Partia e tij është duke u përgatitur po ashtu si AKP-ja e Erdoganit për zgjedhjet komunale, që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm për të cilat dy partitë do të jenë rivalet kryesore në territoret kurde. Refuzimi i bisedimeve nuk mund të thuhet në fushatën zgjedhore as nga AKP as nga BDP.

Erdogan premton një politikë të re ndaj kurdëveFotografi: picture-alliance/dpa

Luftimet vazhdojnë

Debatet e deritanishme politike nuk kanë patur ndikim mbi luftimet që zhvillohen në juglindje të Turqisë. Në provincën Sirnak, humbi jetën ditën e dielë një ushtar gjatë një shpërthimi të një lënde eksploduese të vendosur në anë të rrugës nga PKK. Edhe në provincën Hatay, në kufi me Sirinë luftimet kanë vazhduar.

Shefi i PKK, Öcalan dërgoi fjalë me të vëllanë që luftimet të pushojnë. Edhe PKK duhet të tregohet e përmbajtur. Por nuk dihet nëse ndjekësit e qëndrimit të ashpër do të respektojnë apelin e drejtuar prej tij.

Shumë luftëtarë të PKK-së nuk u besojnë paralajmërimeve të ErdoganitFotografi: YAHYA AHMED/AP/dapd