1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpresa në shuarje për shpëtimin e nëndetëses

22 Qershor 2023

Oksigjeni në nëndetësen e humbur "Titan"me gjasë mjafton vetëm për disa orë. Forcat e shpëtimit kanë intensifikuar përpjekjet, por edhe nëse lokalizohet nëndetësja, shpëtimi zgjat, sipas marinës amerikane.

Kërkimi me robot nënujor i "Titan"
Kërkimi me robot nënujor i "Titan"Fotografi: Olivier Dugornay/Ifremer/CCBY/REUTERS

Më shumë se tre ditë pas humbjes së nëndetëses "Titanic" në Atlantik po shuhen shpresat për gjetjen e pesë personave të humbur. Për ekspeditorët ngadalë oksigjeni po mbaron thuhet, ai duhet të mjaftojë për vetëm pak orë, nëse "Titanic" është ende në gjendje të mirë. Forcat e shpëtimit nën drejtimin e rojes bredgetare amerikane kanë përforcuar përpjekjet të mërkurën dhe janë përqëndruar në zonën, nga ku u dëgjuan më parë zhurmat. Sinjalet që u regjistruan të martën dhe të mërkurën në mbrëmje, shtuan shpresat, se mund të gjendet nëndetësja. Sipas një njoftimi të brendshëm të qeverisë amerikane, zhurmat e regjistruara vinin në interval të rregullt. Por origjina e zhurmave është e paqartë. "Ne nuk e dimë, se çfarë është të themi të drejtën", tha kapiteni i marinës amerikane, Jamie  Frederick. "Duhet të qëndrojmë optimistë dhe me shpresë."

Kërkimi për nëndetësen e OceanGate, kapiteni Jamie FrederickFotografi: JOSEPH PREZIOSO/AFP/Getty Images

Sipas të dhënave të operatorit që ofron ekspeditat, Ocean Gate nëndetësja "Titan" është 6,70 m e gjatë dhe ka mjaftueshëm oksigjen për 96 orë. Në afërsi të Titanicut, 700 km në jug të Terre-Neuve, Tokës së Re  kushtet janë të vështira, pasi sundon errësirë e plotë dhe presioni ujor është i jashtëzakonshëm. Forcat e shpëtimit duhet të kërkojnë nëpër një hapësirë 26.000 kilometra kuadrat, ka thënë koordinatori Frederick.

la/tgsch