1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpresat dhe dëshirat e politikanëve për 2013

Sabine Kinkartz 27 Dhjetor 2012

Cilës parti do t'ia jepnin votën e tyre qytetarët gjermanë në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë moment?

Fotografi: picture-alliance/dpa

Instituti për anketime dhe hulumtimin e opinionit publik Infratest dimap paraqiti rezultatet e anketimit të fundit për këtë vit. Për këtë anketim u mor opinioni i 1.008 qytetarëve gjermanë, të cilët u pyetën se cilës parti do t'ia jepnin votën e tyre në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë moment.

Rezultati i anketës me siguri që i ka gëzuar partitë simotra CDU-në dhe CSU-në. Në krahasim me anketimin e 6 dhjetorit rezultati për CDU/CSU-në shënon një përmirësim me një pikë, duke arritur në 40 për qind të votave. Rezultati për SPD është i pandryshuar, 30 për qind e votave, ndërsa ekologjistët shënuan një rënie me një pikë, pra 13 për qind të votave. Votat që do të merrte Partia e Majtë mbeten të pandryshuara në shtatë për qind.

Fotografi: dpa

Liberalët dhe piratët në rrezik

Më pak të kënaqur me rezultatin e anketimet duhet të jenë liberalët (FDP) dhe Partia e Piratëve. Sipas të dhënave të mbledhura nga anketimi i Infratestit, FDP mundi të arrijë vetëm katër për qind, piratët tre për qind. Kështu të dyja patitë do të dështonin prej pragut prej pesë për qind të votave që u duhet për të hyrë në parlament, Bundestag. Testi i parë për liberalët do të jetë më 20 janar, kur zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e landit të Saksonisë së Ulët. Në rast se FDP dështon në këto zgjedhje atëherë kryetari i saj, Philipp Rësler, do t'i ketë punët pisk.

Partia e Piratëve vetëm tre për qindFotografi: picture-alliance/dpa

Asgjë nuk është e pamundur

Sa të pakta duken në këtë moment për shkak të dobësisë së vazhdueshme të FDP gjasat për vazhdimin e koalicionit mes CDU/CSU dhe liberalëve, aq i pasigurt duket përballë forcimit të partive konservatore një koalicion mes socialdemokratëve (SPD) dhe ekologjistëve. Por koalicioni i partive lë mundësi për kombinime të ndryshme, kristiandemokratë dhe socialdemokratë, kristiandemokratë dhe ekologjistë, socialdemokratë- ekologjistë dhe liberalë e kështu me radhë. Pra ditët e fundvitit janë periudhë urimesh, shpresash dhe dëshirash edhe për politikanët.