1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Konfirmohet gripi i shpendëve

Arben Muka8 Mars 2006

Ministri i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së konsumatorit, Jemin Gjana e deklaroi zyrtarisht rastin e parë të prezences së virusit H5N1, në një pulë në fshatin Cukë të komunës Aliko, në Sarandë.

Fotografi: picture-alliance/ dpa

Në mes të muajit të kaluar në fshatin Cukë, i cili është afër me kufirin me Greqinë u konstatuan ngordhja e afër 60 pulave, kampione të të cilave pasi u ekzaminuan në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Tiranë u dërguan dhe në Londër për riverifikim.

Drejtori i Institutit të Kërkimeve Veterinare Dashamir Xhaxhiu, e ka ndjekur hap pas hapi këtë rast jep dhe shkakun e mundshëm të ardhjes në Shqipëri të virusit vdekjeprurës.

Si Xhaxhiu ashtu dhe Ministri i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Jemin Gjana, kanë bërë thirrje për qetësim të popullatës, pasi janë marrë dhe po merren masa që ky rast të mbetet i izoluar dhe të mos bëhet perhapja në zona të tjera te vendit.

Pas nje mbledhje urgjente te grupit te Task Force-s për luftën kundër Gripit të shpendëve, Jemin Gjana njoftoi dhe masat më të fundit që janë marrë. Një ekip prej 12 specialistësh është dërguar në fshatin Cukë, tha Gjana, ndërkohë që janë dërguar dhe pajisje të domosdoshme si maska, doreza, pompa lëndë dizifekstuese etj.