Shqipëri në jug: Lumejtë shfrytëzohen pa kriter
5 Nëntor 2007![Qafa e Llogarasë](https://static.dw.com/image/2746819_800.webp)
Flora, fauna dhe ambjenti në rajonin jugor të Shqipërisë ende nuk janë një problem themelor për institucionet shtetërore, shoqërinë dhe shoqatat ambjentaliste. Dëmtimet më serioze janë duke ndodhur në shtretërit e lumenjve, në pyjet e kullotat si dhe në industritë që po ngrihen me shpejtësi pa llogaritur kostot ambjentale.
Firmat ndërtuese kanë shfrytëzuar pa kritet lumejtë
Ndërtimi akseve kryesore jug-veri, me superstradat jugore ka dëmtuar mjaft rëndë lumenjtë Drino e Vjosë, pasi nga këta dy lumenj firmat ndërkombëtare ndërtuese kanë marrë pothuaj krejt inertet. Një pjesë e madhe e dëmtimit të pyjeve e kullotave, dhe e shfrytëzimit pa kriter e tregtisë gati klandestine e kontrabandë me vendet fqinje, vjen edhe si pasojë e faktit se ende nuk është zgjidhur prona private, domethënë toka dhe sipërfaqet e mëdha kullosore.
Për ambientit nuk mendohet seriozisht
Shembulli më tipik vjen nga bashkia e Himarës, që përmbledh veç qytetit edhe një numër të madh fshatrat të bregut. Ende në Shqipëri nuk ka projekte konkrete për të mbrojtur komunitetin e mjedisin nga dëmtimet e industrisë, nuk ka projekte për shfrytëzimin e impianteve të përpunimit të mbeturinave etj. Megjithë paralajmërimet, mbrojta e ambjentit ende nuk është shndërruar në një problem të rëndësishëm e jetik për institucionet shtetërore, komunitetin dhe shoqatat mjedisore, e pasojat do të ndjehen për një kohë të gjatë.