1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Një kompani që nuk ka paraqitur projekt fiton tenderin e rrugës Durrës- Kukës

Ani Ruci15 Shtator 2007

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme dyshohet për shkelje te ligjit dhe abuzime me detyrën të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Transporteve.

Rrugë në ShqipëriFotografi: DW/ Pandeli Pani

Organi i akuzës kërkon të japë përgjigje një pyetjeje: a janë zbatuar ligjet shqiptare në procedurat e tenderit ndërkombëtar dhe në lëvrimin e fondeve për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës? Një dosje me shumë fletë në Prokurorinë e Përgjithshme thotë se ka shkelje të ligjit dhe abuzime të zyrtarëve të lartë të Ministrise së Transporteve me detyrën. Por shkelja më e rëndë është ajo e shpalljes fituese të një kompanie, që nuk ka paraqitur ende një projekt të rrugës Durrës- Kukës.

Deri më sot askush nga zyrtarët e lartë nuk është marrë si i pandehur: shkeljet mbeten për t´u vërtetuar. Por nëse ish zv. ministri i transporteve Armand Teliti, ish drejtoresha e Drejtorisë së Rrugëve, Lejla Saraçi, i jane përgjigjur ftesës së Prokurorisë këtë refuzon ta bëjë Lulzim Basha, ish minister i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për Deutsche Wellen se sot ai refuzoi zyrtarisht ftesën e dytë për tu paraqitur në Prokurori dhe përgjigjur pyetjeve. Në rrethana te tilla, Prokuroria mund ta detyrojë atë vetëm nëse Lulzim Bashës i hiqet imunitetit i deputetit të PD ose nëse ai e lë atë vullnetarisht për t´i hapur rrugën zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e Bashës është se ai ka zbatuar me rigorozitet ligjet. Socialistët opozitarë kërkojnë që kjo të ndodhë. Nënkryetarii grupit të tyre parlamentar, Erion Braçe tha se të gjithë ata zyrtarë të lartë që kanë lidhje me aferën e rrugës Durrës- Kukës, Morinë dhe që kërkohen nga Prokuroria për t´u pyetur, dëgjuar apo hetuar duhet të heqin dorë nga imuniteti i deputetit."

Heqja dorë vullnetarisht nga ky imunitet për raste të tilla që mund të shihen si luftë kundër korrupsionit, bën pjesë në programin e PD. Madje përbën një nga pikat e forta të premtimeve elektorale në zgjedhjet parlamentare të para dy viteve, qe i sollën demokratët e Berishës në pushtet.

A do t´i qëndrojë PD premtimeve të saj?

Erion Braçe i kërkon vetë kryetarit të saj, njëherazi kryeministër, Sali Berishë t´i japë përgjigje kësaj pyetjeje." A është Sali Berisha pro hertimit të këtyrte zyrtarëve apo jo? Deri tani ai u ka dhënë atyre mbështetje politike. Maxhoranca e sotme parlamentare, ku ishte në opozitë ka votuar pro heqjes së imunitetit për raste të tilla" tha Erion Braçe.

Kryetari i deputetëve demokratë Astrit Patozi nuk e mbështet idenë e opozitës: "Çështja e dorëzimit vullnetar të imunitetit , tha Astrit Patozi," është vetëm demagogji"

Por përtej demagogjisë, heqja apo kufizimi i imunitetit te deputetit në raste të tilla është çështje ligji. Të dyja palët, maxhoranca dhe opozita duhet të votojnë në Parlament një ligj , me 2/3 ose me 84 vota, gjë qe nuk ishte emundur vitin e kaluar kur maxhoranca e djathtë nuk pati votat e opozitës se majtë. Pro një ligji të tillë është shprehur edhe Komisioni i Venecias, organizëm ky të cilit i drejtohet shpesh Parlamenti i Shqipërisë në raste ngërçesh të jetës parlamentare.

Kompania amerikano - turke Bechtel& Enka , fituese e tenderit të rrugës Durrës- Kukës, Morinë i ka filluar punimet nënntor 2006 në segmentin prej 60 km Rreshën Kalimash. Ky segment, ku do të ndërtohet edhe një tunel prej 6 km u llogarit të kishte një kosto prej 418 milion dollarësh. Burime nga Prokuroria pohojnë se në dokumentat zyrtarë që ajo po heton kostoja rezulton më e madhe 670 milion dollarësh. Ruga Durrës – Kukës, Morinë do të përballohet fianciarisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga kredi të marra nga organizata financiare ndërkombëtare.