Shqipëri: Opozita padit qeverinë se po përgatit manipulimin e zgjedhjeve
28 Janar 2007![Zgjedhjet, korrik 2005](https://static.dw.com/image/1664360_800.webp)
Reagimi i opozites erdhi menjehere pas nje kronike televizive, te transmetuar nga TOP CHANEL ne edicionin qendror te lajmeve. Kronika tregonte vete gazetaren, se si kishte marre ne nje nga njesite vendore te kryeqytetit, te drejtuar nga demokratet ne pushtet, nje certifikate lindjeje per veten e saj, pa paraqitur asnje dokument identifikimi. Kjo ishte bere e mundur pas nje urdheri te sapopublikuar te zevendesministrit te brendshem Ferdinand Pon,e sipas te cilit kushdo mund te marre nje certifikate lindjeje pa paraqitur asnje dokument identifikimi.
Per opoziten urdheri eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe e marrveshjes se arritur ne ditet e para te ketij muaji mes qeverise dhe opozites per menyren se si do te pajisen qytetaret me certifikata lindjeje.
Pandeli Majko, sekretar i pergjithshem i socialisteve, qe kryesojne opoziten ne Shqiperi, beri te bjohur vendimin e paditjes ne Prokurori te qeverise dhe zv. Ministrit te Brendshem Ferdinand Pone per shkelje te ligjit.
Por vete funksionari i larte i qeverise, Pone kembengul se "urdheri i leshuar prej tij per mosparaqitje te ndonje dokumenti identifikimi per te marre certifikate lindjeje ne zyren e gjendjes civile eshte konform ligjit dhe marrveshjes se partive".
Shperndarja e certifikatave te lindjes pa dokument identifikimi- diplome ose patenten e automjetit- rikthehet keshtu ne ceshtjen me te nxehte te politikes, ashtu sic ishte gjithe vjeshten dhe dimrin e kaluar. Per opoziten kjo qe po ndodh eshte fillimi i zbatimit te nje strategjie te qeverise se kryeministrit Berisha te strategjise se manipulimit te zgjedhjeve. Per qeverine nuk eshte asgje me shume se zbatimi i ligjit.
Ne keto kushte opozita vec padise ne Prokurori do te kerkoje edhe te vere ne rokin e arbitrit mes saj dhe qeverise misionin vezhgues te OSBE/ ODIHRIT te pranishem prej 2 muajsh ne Shqiperi .
Por per ceshtjen e certifikatave ky mision e ka nje precedent te qendrimit te vet. Ne fund te vitit te kaluar, kur procesi zgjedhor rrezikonte te deshtonte per shkak te mosmarrveshjeve per certifikata e lindjes dhe afatet kushtetuese te shpalljes se nje date tjeter per zgjedhjet te skadonin, OSBE/ODIHR- i refuzoi te luante rolin e arbitrit apo te ndermjetesit mes paleve duke shpallur karakterin thjesht teknik te asistences se tij ne proceset zgjedhore ne Shqiperi.