Shqipëri: Rritja e çmimit të karburanteve, spekullim apo pasojë e efekteve nga tregu ndërkombëtar?
29 Shtator 2007![](https://static.dw.com/image/2772883_800.webp)
Një litër benzine apo naftë e çdo kualiteti tani kushton deri në 8 lekë më tepër, çka e rëndon më shumë xhepin e konsumatorëve. Drejtpërdrejtë tek drejtuesit e automjeteve dhe makinerive në prodhim, në mënyrë të indirekte shtrenjtimi ndjehet tek hovi që kanë marrë cmimet e mallrave dhe të shërbimeve.
Vetë importuesit e karburanteve e paraqesin kapjen e nivelit të shitjeve me çmim afër 1.2 euro për litër të naftës dhe benzinës me ndryshimet negative që kanë ndodhur në tregun ndërkombëtar
Viktor Nushi, kryetar i shoqatës së importuesve të hidrokarbureve thotë se është i pashmangshem efekti qe vjen nga tregu botëror.
Gjithashtu shitësit vendas të karburanteve po përballen me vështirësinë e mungesës së energjisë në distrubutorët e tyre, duke futur në përdorim gjeneratorët me lëndë djegëse që të mos ndërpresin punën me klientët."Kjo rritje e detyruar e kostos ka rritur çmimin e shërbimit", thote Nushi.
Ndërkohë eskpertët e ekonomisë po e përshkruajnë rritjen e çmimeve në tregun e hidrokarbureve me elemente spekullativë. Sipas tyre efekti i tregut botëror nuk mund të vijë kaq shpejt në tregun shqiptar. Gjithashtu ata argumentojnë se importuesit e karburanteve po shfytëzojnë prej kohësh rritjen e konsumittë naftës e benzinës nga vënia në punë e gjeneratotëve të prodhimit të energjisë elektrike, si nga qytetarët ashtu dhe nga biznesi e institucionet publike.