1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Rritja ekonomike shoqërohet me rritjen e papunësisë

2 Mars 2011

Ndryshimi i modelit ekonomik të Shqipërisë nga ekonomi liberale tregu të lirë në ekonomi sociale të tregut të lirë, vlerësohet si një nga rrugët më të sigurta që rritja ekonomike të shoqërohet më vende të reja pune.

Rritja ekonomike është shoqëruar me shtimin e numrit të të papunëveFotografi: DW

Petrit Kola del çdo ditë dhe kërkon punë, në tregun e zi të punës, në sheshin para monumentit ”Partizani i panjohur “në Tiranë. Ka pesë fëmijë për të ushqyer dhe mbajtur në shkollë. Jeta e tij normale ndryshoi për keq para dy vitesh, kur ai humbi punën.

“Mbeta pa punë kur u shkurtuan punëtorët. Punoja në një ndërrmarje italiane, diku afër Durrësit, që prodhon konfeksione me material porositësi apo me siç njihet ndryshe ndërrmarrje fasoniste. Kriza uli kërkesat në Itali, prodhimi nuk po shitej, filluam të punonim me orar të reduktruar, me pagë më të ulët, deri sa erdhi shkurtimi. Që atëherë nuk kam mundur të gjej punë tjetër dhe bëj çdo lloj pune që gjej dhe më del përpara,” thotë Petriti.

Thoma Miço, kryetar i Shërbimit Kombëtar për punësiminFotografi: DW

Por kjo nuk është e lehtë për Petritin 47 vjeçar, që di vetëm të riparojë makina qepëse. Për zanatin e tij tregu i punës nuk ka kërkesë. Që prej dy vitesh ai vazhdon të jetë një numër më shumë në ushtrinë e të papunëve në Shqipëri..

Shifra dhe shkaqe të ndryshme papunësie

Për nivelin e papunësisë dhe numrin e të papunëve në Shqipëri ka shifra krejt të ndryshme. Në njërën anë janë ato që ofron shteti dhe në tjetrën ato që ofrojnë burimet alternative të organizatave të shoqërisë civile apo sindikatave.

Thoma Miço, kryetar i Shërbimit Kombëtar për punësimin, një strukturë kjo pranë Ministrisë së Punës, Përkrahjes Socilae dhe Shanseve të Barabarta, thotë për programin shqip të DW: “Shifra zyrtare e papunësisë në Shqipëri për vitin e kaluart 2010 është 13.5%, shifër e dhënë nga INSTAT-i, e cila shënon një ulje vetëm prej 0,3% në krahasim me vitin 2009. Shkaqet kryesore të këtij niveli të papunësisë janë reformat në sektorin shtetëror, mbylljen e disa ndërrmarjeve fasoniste që punonin me material porositësi nga jashtë si pasojë e krizës globale, por më tepër në rastin e Shqipërisë është kriza rajonale dhe evropiane, hapësira ku Shqipëria ka frymëmarrje tregëtare,”thotë Z. Thoma Miço.

Ndërkohë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë botoi kohët e fundit një studim lidhur me nivelin e papunësisë në Shqipëri. Të dhënat e tij flassin për njeë nivel dy herë më të lartë të papunësisë se të dhënat nga INSTAT-i. “Sipas këtij studimi niveli i papunësisë në Shqipëri aktualisht luhatet nga 22- 34% të popullsisë së aftë për punë. Numri i përgjithshëm i të papunëve në Shqipëri është 144.000 persona të regjistruar si punëkërkues. Nëse shohim dinamikën e tregut të punës, pra diferencën mes hyrjeve dhe daljeve nga ky treg, atëhere diferenca është vetëm 2000. Kjo do të thotë se në vitin 2010 u hapën vetëm 2 mijë vende të reja pune,” thotë për DW Kol Nikollaj, kryetar i kësaj konferederate.

Kol Nikollaj, kryetar i Konferederatës të SindikataveFotografi: DW

Në rang rajonal vetëm Kosova ka nivel më të lartë të papunësisë se Shqipëria, ndërkohë që në Eurozonë është nga 8- 10%. Cilat janë shkaqet bazë të papunësisë sipas studimit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë? “Papunësia vjen në rrradhë të parë nga niveli i lartë i informalitetit të ekonomisë, niveli i ulët professional pasi në Shqipëri sistemi arsimor nuk ka orientim nga arsimi profesional, pagat e ulta në sektorin shtetëror dhe privat nuk e nxisin individin të kërkoje punë por të punojë në të zezë. Ndërkohë që rritja ekonomike nuk është mbështetur në nxitjen e proidhimit por deri më sot tek dërgesat nga emigrantët dhe investimet publike, kryesisht në infrastrukturë, të cilat nuk janë investime në prodhim”, thotë Kol Nikollaj.

Modeli gjerman i përshtatshëm edhe për Shqipërinë

Përmirësimin e situatës edhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e shohin tek dhënia përparësi formimit të mesëm profesional. “Biznesi sot kërkon zanate, Shqipëria as është aska për të qënë ndonjëherë vendi i industrive të mëdha por i shërbimeve. Por tendenca është sot që të gjithë të mbarojnë studimet universitare, të bëhen akademikë. Kjo tendencë është pozitive por nuk përkrahet nga nevojat që ka sot tregu i punës dhe mbeten të papunë ata që janë të diplomuar,” thotë Thoma Miço.

Nxitja e arsimit të mesëm profesional drejt zanateve dhe shërbimeve është parësor edhe në rekomandimet që jep studimi alternative i Konferderatës së Sindikatave të Shqipërisë për aplikimin e një strategjie të re të punësimit. Por një zgjidhje afatgjatë do të vijë nga ndryshimi imodelit ekonomik që ka sot Shqipëria. “Ndryshimi i modelit ekonomik konsiston në kalimin nga një ekonomi liberale e tregut të lirë në një ekonomi sociale të tregut të lirë. Siç është psh në Gjermani, ku vendoset një ekuilibër dhe përpjestim i drejtë mes rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit, hapjes së vendeve të reja të punës,” thotë Kol Nikollaj.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama