1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria do të hapë qendra pritjeje për refugjatët drejt BE

6 Nëntor 2023

Kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan marrëveshje për menaxhimin e refugjatëve me Italinë - Diskutime te ngjashme edhe në Gjermani

Rama dhe Meloni duke nënshkruar marre veshjen për qendrat tranzite te pritjes se refugjateve
Kryeministri i Shqipërie Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, të hënën, më 6 nëntor në Romë. Fotografi: Tiziana Fabi/AFP/Getty Images

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni nënshkruan këtë të hënë në Romë, më 6.11.2023, një marrëveshje për menaxhimin e refugjatëve. Sipas Melonit, në portin e Shengjinit, në Lezhe, do të ngrihen dy struktura pritëse për emigrantët, të financuara dhe menaxhuara nga Italia.  Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm të ndihmojë Italinë për të menaxhuar situatën e vështirë me refugjatet, numri i të cilëve ka ardhur në rritje.

Edhe në Gjermani ka diskutime për marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë. Eksperti i migracionit Zëvendëskryetari i Bundestagut Gjerman, nga Partia FDP,  Wolfgang Kubicki, i tha DW, se grupi parlamentar i partisë së tij e propozon një gjë të tillë në një raport të fundit për migracionin, pa përmendur në mënyrë eksplicite Shqipërinë. Edhe eksperti i migracionit Ruud Koopmans, u shpreh para ca javësh në gazetën Bild që të ketë marrëveshje me të ashtuquajtura vende të treta të sigurta, ku të kthehen edhe persona që nuk vijnë prej këtyre vendeve.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë