1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria do t´i ofrojë Kosovës lehtësi aero- portuale në rast të një embargoje ekonomike nga Beogradi

Ani Ruci11 Dhjetor 2007

Kreu i qeverisë së Tiranës, Sali Berisha shpreson edhe në mbështetjen e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë - Herzegovinës

Fotografi: AP

Reagimi i menjëhershëm i Beogradit, pak orë pas deklaratës së liderëve të Prishtines për fillimin e bisedimeve me BE dhe SHBA për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, për qeverinë e Tiranës parathotë mundësinë e ndërmarrjes edhe të bllokadës ekonomike.

Hapja nga Beogradi dje, e një zyre ministrore në Mitrovicë dhe deklarata e presidentit serb Tadiç, po dje, se „Serbia do t´i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë apo paligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës“ për qeverinë e Tiranën, jane sinjale qe parathonë edhe zbatimin në një të ardhme jo të largët të embargos ekonomike ndaj Kosovës.

Shqiptarë nga Kosova në pritje të punësimitFotografi: AP


Synimi do të ishte zvogëlimi i pasojave për qytetarët

Në rast se kjo ndodh Shqipëria do t´i ofrojë gjithë mbështetjen e saj Kosovës së pavarur. Deklarata vjen nga Kryeministri Berisha: „Shqipëria do të vërë të gjitha portet, aeroportet, rrugët, në dispozicion të shtetit të ri dhe të pavarur të Kosovës, që të zvogëlohen në maksimum pasojat e një embargoje të mundshme“ tha ai.

Koordinim me fqinjët

Kryeministri i Shqipërisë e bëri këtë deklaratë mbrëmë gjatë një programi në një nga kanalet televizive të Tiranes, kanalin KLAN. Duke dhënë edhe disa hollësira për mënyrën e kordinimit të kësaj ndihme kryeministri Berisha bëri të ditur edhe një mbështetje të mundshme tek vendet fqinje. „ Kordinimi do të bëhet me Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën, të gjitha vendet që efektet ndaj banorëve të Kosovës të jenë sa më minimale“ tha ai.

Bashkë me ofrimin e mbështetjes në rast të një zhvillimi të tillë, pra embargos ekonomike serbe, kreui qeverisë së Tiranës i ka drejtuar një thirrje edhe komunitetit te biznesit kosovar: "Ftoj të gjithë biznesin kosovar, tha Berisha, ta shqyrtojë këtë mundësi dhe të mos jetë i papërgatitur.“

Historik i thyerjes së embargove nga Shqipëria

Nuk është hera e parë që Shqipëria vendos të thyeje embargonn e një vendi fqinj ndaj një vendi tjeter fqinj, edhe pse në rasstin e Kosovës bëhet fjalë për sensibilitetinn e shtetit amë , e demonstruar kjo edhe gjatë krizës së refugjatëve në pranveren e vitit 1999, kur NATO filloi fushatën e bombardimeve ndaj Serbisë së Milloshevicit. Shqiperia i ofroi mbështetjen e saj Maqedonisë kur Greqia ne shkurt te vitit 1994 zbatoi ndaj saj embargon ekonomike per shkak te kundershtimit te Athines per t´u quajtur „ Republika e Maqedonisë“. Embargoja zgjati 18 muaj dhe dëmtoi ekonominë e Maqedonisë me rreth 2 bilion dollarë.