1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Masa për kufizimin e azilkërkuesve nga Shqipëria

Ani Ruci24 Shkurt 2014

Negociata me qeverinë gjermane për ta vendosur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Dy vjet pas liberalizimit te vizave në vendet Schengen të BE pati 47 mijë kërkesa për azil.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Që prej dy muajsh Shqipëria ka ngritur një Task Force për të monitoruar më nga afër mekanizmin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe shmangur kërkesat për azil. Elona Gjebrea, Zv.ministre e Brendshme dhe kryetare e kësaj Task Force thotë për DW:

“Lëvizja e lirë ë qytetarëve, me liberalizimin e vizave, është shoqëruar edhe me mundesitë e kërkimit të azilit në vendet e hapësirës Schengen të BE. Ndër azilkërkuesit nga vendet e Europes Jug- Lindore janë edhe qytetarë nga Shqipëria. Për të limituar këtë fenomen dhe respektuar rregullat e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, në bazë të marrëveshjes me BE, me urdhër të kryeministrit Rama, Ministria e Brendshme në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës ngriti në janar të këtij viti një Task Force që të monitorojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Vendet më të prekura nga fenomeni i azilit sot janë Gjermania, Franca, Anglia, Vendet Skandinave” thotë Zv.Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.

Harta e azilkërkuesve nga vendet e Europës Jug- Lindore

Fotografi: picture-alliance/dpa

Numrin më të madh të azikërkërkuesve në këto vende nga Europa Jug- Lindore e ka Serbia. Sipas të dhënave zyrtare në dy muajt e parë të këtij viti në Gjermani kanë ardhur 18 001 qytetarë serbë më shumë në krahasim me një vit më parë. Serbia ndiqet nga Maqedonia, Bosnja-Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi. Dy vjet pas liberalizimit te vizave në vendet Schengen të BE pati 47 mijë kërkesa për azil.” Numri i azilkerkuesve nga Shqiperia është rritur” thotë Zv.Minisrrja e Brendshme, Elona Gjebrea.

Abuzim me sistemin mbrojtës që kanë vendet e BE ndaj individit

Shqetësimin për këtë rritje e shprehu kohët e fundit edhe Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann. Në një intervistë dhënë kohët e fundit agjensisë gjermane të lajmeve DPA , ai tha se “është shtuar numri i azilkërkuesve nga vendet e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria “dhe kërkoi nga qeveria gjermane masa të rrepta për të kufizuar numrin e emigrantëve nga këto vende. Sipas tij ”ka një abuzim masiv me të drejtën e azilit”. Për European Movement Albania, ( EMA) që ka kryer një studim lidhur me azilikërkuesit nga Shqipëria “abuzimi me të drejtën për azil” ka në bazë kryesisht shkaqet ekonomike

“Janë këto shkaqe të shoqëruara edhe me abuzimin që azilkërkuesit bëjnë me sistemin mbrojtës ndaj individit që funksionin në Gjermani dhe vendet e tjera të BE, të prekura nga fenomeni në fjalë. Pjesa më e madhe e azilkërkuesve nga Shqipëria sipas studimit tonë, janë popullsi rome që kërkojnë azil për të kaluar dimrin, pasi atyre u sigurojne strehim dhe mjete monetare që nga momenti kur bëjnë kërkesën per azil deri sa ajo shqyrtohet,” thotë për DW, Gledis Gjipali. Edhe Zv. Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, thotë për DW, se për të ulur mumrin e azilkërkuesve duhet shkurtuar koha e dhënies përgjigje kërkesave për azil.

“Sistemet në vende të BE si Gjermania, Franca, Anglia janë të tilla që joshin azilkërkuesit. Periudha nga momenti që depozitohet një kërkesë deri kur ajo shqyrtohet është relativisht e gjatë dhe favorizon qëndrimin më të gjatë nga ai që lejojnë rregullat e lëvizjes së lirë. Qeveria e Shqipërisë dhe Komisioni Europian ka drejtuar një kërkesë për të ulur afatin e shqyrtimit të kërkesave për azil. KE ka një mekanizëm që monitoron lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në rastin konkret është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes qeverisë së Shqipërisë dhe atyre të BE për të parë brenda mundësive egzistuese dhe hapësirave ligjore rrethanat që favorizojnë këtë fenomen, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe detyrimet që kanë shtete si Shqipëria për të forcuar mekanizmat për kontrollin e kufinjve” thekson Gjebrea.

Rspektim i marrëveshjeve me vendet e BE lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve

Zv.ministrja e Brendshme, Elona GjebreaFotografi: DW/A. Ruci

Masat që po merr qeveria e Tiranës tentojne që të ulin në maksimum numrin e azilkërkuesve dhe të respektojnë marrveshjet përkatëse me qeveritë e vendeve të hapësirës Schengen. “Përvec funksionimittë Task Force dhe monitorimit të mekanizmit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, policia kufitare i ka intensifikuar masat në bashkëpunim me struktura të tjera të policisë për të zbuluar lëvizjet e dyshimta të qytetarëve, kryesisht me autobuza në pikat kufitare në zonën e veriut, pasi lëvizja me autobuzë është mënyra më e shpeshtë ne keto raste sesa ajo nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Tiranës” thotë Zv.Ministrja e Brendshme , Elona Gjebrea.

Ndërkohë operacionet e përbashkëta policore mes Shqipërisë dhe vendeve të BE kanë rezultuar të sukseshme në kthimin e qytetarëveshqiptarë që nuk kanë respektuar rregullat përklatëse të lëvizjessë lirë. “Operacioni i fundit është ai që kreu policia e shtetit në bashkëpumim me qeverinë franceze dhe agjensinë FRONTEX që bëri të mundur riatdhesimin e 48 shtetasve shqiptarë nga Franca që kishin kaluar periudhën e qëndrimit në zonën Shengen. Franca e konsideron se fundmi Shqipërinë si një vend të sigurtë, një shembull që përforcon edhe më shumë bashkëpunimin e suksesshëm për riatdhesimin e qytetarëve të Shqipërisë” thotë Zv.Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.

Shqipëria- në listën e vendeve të sigurta edhe për Gjermaninë?

Ndër masat që Shqipëria po merr për të limituar numrin e azilkërkuesve është edhe zhvillimi i një fushate të gjerë ndërgjegjësuese dhe informuese të qytetarëve për rregullat që duhet të respektohen kur udhëtojnë në vendet Shengen. “Jemi në bisedime me ambasadën gjermane në Tiranë që edhe qeveria e RFGJ ta konsiderojnë Shqipërinë një vend të sigurtë, ku qytetarët nuk do të qëndrojnë jashtë afatit 3 mujor”, thotë për DW Gjebrea.