Shqipëria- Maxhoranca dhe opozita në sherr për dritat
9 Gusht 2007![](https://static.dw.com/image/2664642_800.webp)
Reklamë
Kriza e rëndë energjitike që po kalon Shqipëria prej javësh është shndërruar në debat politik mes mazhorancës dhe
opozitës, për shkaktarët e situates, por dhe për gjetjen e zgjidhjeve në favor të kapërcimit të gjendjes.
Nga rradhët e opozitës po bëhen propozime për uljen në tryezë të ekspertëve qoftë nga rradhët e saj qoftë nga qeveria për të punuar së bashku në normalizimin e situatës së rënduar energjetike.
Kryeministri Sali Berisha e konsideron sektorin energjetik si prioritet për kabinetin e tij, duke shprehur gatishmëri për blerjen e energjisë nga tregu rajonal me çdo lloj çmimi për të reduktuar ndërprerjet në furnizimin që po aplikohen në të gjithë territorin e vendit.