1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria me sistem gjyqësor të varur dhe korrupt

Ani Ruci17 Gusht 2007

Opozita mendon se Shqipërisë i mungon një komision i posaçëm parlamentar që të kontribuojë për reformat në sistemin e drejtësisë

Tiranë, ParlamentiFotografi: AP

Në prag të fillimit të sesionit parlamentar të vjeshtës socialistët opozitarë kanë ndërmarrë nismën për të krijuar një komision të posaçëm parlamentar që të kontribuojë për reformën në drejtësi dhe krijimin e konsensusit me maxhorancën veçanërisht në pushtetin gjyqësor.

Deputeti socialist Fatmir Xhafa, ish minister i drejtesise e konsideron reformë në drejtësi një nga më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit dhe në ecjen drejt standarteve të BE-së në këtë fushë.

Organizata të njohura ndërkombëtare e kanë karakterizuar sistemin gjyqësor të Shqipërisë si të korruptuar dhe të varur nga politika.