1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria merr pjesë në tregun europian të karbonit

Ani Ruci30 Mars 2007

Përfshirja e Shqipërisë në tregun e karbonit ka një ndikim global, duke reduktuar gazin e rrezikshëm në atmosferën e Tokës

Tirana e gjelbërt
Tirana e gjelbërtFotografi: DW

Dimri i bute qe kemi lene pas dhe keto dite te nxehta marsi na deshmojne se ngrohja e kilmes nuk eshte vetem nje paralajmerim per brezat e ardhshem por nje realitet qe po e jetojme. Nje panel nderqeveritar shkencetaresh, ne raportin e tij te sivjetem, mbron perseri idene se ne ngrohjen globale ka rolin e vet edhe ndotja e atmosferes nga aktiviteti njerezor, ku emetimi i dyoksidit te karbonit, gazit me efekt serre, mbetet me i demshmi ne ndryshimin jo natyral te klimes.

Sinoptika e shkencetareve per pasojat e ngrohjes glabale eshte e frikshme. Permbytje, uragane thatesire, zhdukje e specieve te flores dhe faunes se sotme. Ne parashikimet e fatkeqesive natyrore me pasoja katastrofike per njerezim njeriu ka nje mundesi per te vepruar sa nuk eshte vone: reduktimin ne maksimum te gazrave me efekt serere ne atmosfere.

Shqetesimi per te frenuar sasite e emetimit te ketij gazi te rrezikshem ne atmosfere nuk eshte i tanishem. Ai u ngall qe para 10 vitesh kur ne vitin 1997 Kombet e Bashkuara nisen ne Gjermani, nje proces qe njihet si "Procesi i Berlinit". Vendet pjesemarrese nenshkruan nje Konvente ku angazhoheshin te reduktonin shkarkimin e gazrave me efekt serre ne atmosfrere, por pa detyrime ligjore. Procesi mbikqyrej nga Sekretariati i Konventes, qe u vendos ne Bonn, ku vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite, pikerisht ne nje ndertese historike, ne Karnschtein, ku u nenshkrua Plani Marshall qe i nderroi faqen Europes Perendimore te Pasluftes se Dyte Boterore.

Tete vjet me pas, ne vitin 2005, jane serish Kombet e Bashkura qe ndermarrin nje insiative tjeter: Ne qytetin japonez Kyoto, 300 vende te botes nenshkruan nje Protokoll, qe i vinte ato para detyrimesh ligjore per reduktimin e emetimit ne atmosfere te gazeve me efekt serre dhe ne rradhe te para te dyoksidit te karbonit ne masen 5.2 % nen nivelin e vitit 1990.
Gjermania , qe ka presidencen e rradhes se BE, ne samitin e ketij Bashkimi, te zhvilluar ne javen e pare te ketij muaji, ne Bruksel, arriti te miratoje nje angazhim teper ambicioz :reduktimin e dyoksidit te karbonit me 20% deri ne vitin 2020.

Nje angazhim i tille i BE duket se do te rezultoje jo vetem i dobishem per te shmangur pasojat e ngrohjes globale. Ai me siguri do ti rrise vleren edhe nje biznesi te ri qe ka filluar ne bote, biznes i njohur si tregu i karbonit ose si shit- blerja e krediteve qe Kombet e Bashkura u japin vendeve te industrializuara, anetare te protokolit te Kyotos per shlyerjen e detyrimit ligjor qe ato kane ne kuoten ecaktuar nga organizata nderkombetare per reduktimin e emetimit te dyoksidit te karbonit ne atmosfere.

Shqiperia perfshihet ne tregun e karbonit

Ne kete treg eshte perfshire se fundmi edhe Shqiperia, si nje vend qe ka ratifikuar protokollin e Kyotos. Nje program i Kombeve te Bashkura per ndryshimet klimatike po zbatohet edhe ne Shqiperi me projekte qe synojne nje zhvillim te paster dhe te qendrueshem. Drejtorja e ketij programi, fizikantja Ermira Fida, prane Ministrise se Mbrojtjes se Mjedisit, shpjegon se cdo te thote tregu i karbonit. "Tregu i karbonit eshte treg i nje malli, qe quhet karbon. Qe nga viti 2005 kur filloi te funksionoje nje treg i tille dhe u miratuan disa rregula dhe procedura, karboni filloi te shitet dhe te blihet. Shitja per cdo mall bazohet ne kerkesen dhe oferten. Kerkesa ka te beje me nevojen perte plotesuar detyrimet qe kane ndaj Protokollit te Kyotos shtetet qe e kane nenshkruar ate, te cilave Kombet e Bashkura u lejojne qe krahas masave qe amrrin brenda territoreve te tyre per aplikimin e teknologjive te pastra mund ta bejne edhe jashte territorit te tyre duke u kushtuar me lire kur eshte fjale per vende ne zhvillim ."

Kete ne Shqiperi po e ben Austria. Cfare ndodh? Shqiperia me nje territor te vogel dhe vend jo i zhvilluar industrial ndonese ka ratifikuar protokollin e Kyotos nuk ka detyrime ligjore dhe as kuote te reduktimit te emetimit te gazrave me efekt serre. Sipas shifrave zyrtare nga territori i Shqiperise shkarkohen 8,5 milion ton dioksid karboni, sasi kjo mjaft e ulet ne raport me miliarda e miliarda ton, 1/3 e te cilave e shkarkojne vetem SHBA te cilat per kete shkak krahas Indise apo Australise nuk e kane nenshkruar Protokollin e Kyotos.


Nderkohe Shqiperia si vend qe e ka nenshkruar kete Protokolll ka shanse mjaft joshese: te perfitoje nga projekte te financuara nga vende te zhvilluara industriale te BE te cilat kane nje kuote te larte te reduktimit te dyoksidit te karbonit. Realizimi i kesaj kuote ne vende pak te zhviluara si Shqiperia jo vetem ka kosto me te ulet, por me e rendesishmja per keto vende njihet nga Kombet e Bashkura si plotesimi i detyrimeve ligjore.

Drejtorja e programit te Kombeve te Bashkuara Ermira Fida tregon konkretisht per projektin qe Austria po zbaton ne Shqiperi: "Eshte nje projekt , thote Zonbja Fida, qe quhet asistence per rigjenerimin natyror te pyjeve qer mbulon nje teritor qe perfshin 25 komuna te Shqiperise. Projekti ka perqellim te sekuestroje karbonin nga aktivitetet e pyllezimit dhe te ripyllezimit apo rigjenerimit natyror ne keto 25 komuna, aktivitete te cilat do te sjellin ne kembim rritjen e mireqenies dhe zhvilim ekonomik ne keto komuna si pasoja e blerjes se kredive nga Austria, pra te shlyerjes se detyrimeve qe ajo ka per te reduktuar dyoksidin e karbonit ne atmosfere."

Perfitimi ekonomik nuk eshte i vogel. Behet fjale per nej projekt qe u sjell 25 komunave te Shqiperise nje te ardhur prej 30 milion dollaresh ne vit. Parate nuk jepen ne cash, thiote Zonja Fida por u jepen permes projekteve per zhvillim te paster dhe te qendrueshem shoqatave te mbrojtjes se pyjeve.

Tregu i karbonit le te kenaqura te dyja ppalet. Austria apo nje vend tjeter i zhvilluar i BE ploteson kuoten e reduktimit te gazrave me efekt serre me nje kosto me te ulet.
Ndersa Shqiperia ka perfitim te dyfishte: realizon projekte te zhvilimit te paster, te qendrueshem dhe komuniterti ku projekti realizohet merr nje shume te konsiderueshme parash.

Ne analize te fundit, vizionare, perfshirja e Shqiperise ne tregun e karbonit ka nje ndikim global: e redukton gazin e rrezikshem ne atmosferen e Tokes, shtepise sone te perbashket.