1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria në radarin e Berlinit – Merkel kritikon Merz

02:55

This browser does not support the video element.

6 Korrik 2025

Nga përgjigjja për zgjedhjet në Shqipëri, tek armët për Ukrainën dhe tensionet tregtare me Kinën dhe pse Merz nuk do të pijë verë me Merkel

Java në Gjermani me këto tema:

Qeveria gjermane iu përgjigj pyetjes sëAfD-së lidhur me zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke theksuar se nuk ka plan për një marrëveshje azili me Tiranën sipas modelit Rama-Meloni, por duke vlerësuar rolin e SPAK për integrimin në BE. Në një kohë që Ukraina po përballet me bombardimet të forta nga Rusia, ministri i Jashtëm Wadephul premtoi më shumë ndihmë, përfshirë prodhimin e armëve në vend. Në Berlin, ai kërkoi nga homologu i tij kinez që Kina të ushtrojë ndikim mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës dhe kritikoi kufizimet e eksportit të mineraleve të rralla. Ndërkohë, Friedrich Merz u përball me kritika për deklaratën e tij kundër flamurit LGBTQ në Bundestag, ndërsa ish-kancelarja Angela Merkel e kritikon për politikën e ashpër të azilit. Nxehtësia nuk u ndje vetëm në debatet politike – temperaturat në Gjermani arritën rekord këtë javë.
 

Për më shumë shih videon!