1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria shihet si vendi më i korruptuar i rajonit

Aida Cama27 Shtator 2007

Në listimin e indekseve Shqipëria ndodhet sivjet në vendin e 105-të, në listën e 180 vendeve, ndërkohë që një vit më parë ndodhej në vendin e 111.

Manifestim kundër korrupsionit në Shqipëri
Manifestim kundër korrupsionit në ShqipëriFotografi: AP Photo

Organizata ndërkombëtare TI përcakton si korrupsion shpërdorimin e pushtetit për përfitime personale. Për të matur korrupsionin, themeluesi i TI-së, Peter Eigen ka shpikur një index, që quhet indeksi i perceptimit të korrupsionit, CPI, me të cilin vlerësohet korrupsioni në një shkallë nga 0 në 10. Kjo vlerë e CPI-së publikohet çdo vit në raportin global ku listohen të gjitha vendet për të cilat TI mbledh të dhëna, deri tani 180.

Shqipëria kishte këtë vit indeksin 2,9

Organizata ndërkombëtare për studimin e korrupsionit në botë, Transparency international publikoi indexet e korrupsionit të 180 vendeve. Në listimin e indekseve Shqipëria ndodhet sivjet në vendin e 105-të, në listën e 180 vendeve, ndërkohë që një vit më parë ndodhej në vendin e 111. Kjo ngritje në listim nuk është ndonjë tregues shumë i rëndësishëm, për arsye edhe se numri i vendeve që listohen është shtuar në krahasim me vitin e kaluar nga 175 në 180. Ajo që mund të vihet re në listimin e vendeve është se Shqipëria paraqitet me vlerën më të keqe nga të gjitha vendet e tjera të rajonit. Nga vendet e rajonit Sllovenia ndodhet në vendin më të mirë të listimit, në vendin e 27-të me CPI 6,6 e pasuar nga Bullgaria, Turqia dhe Kroacia tre vende me të njëjtat vlera, në vendin e 64 me CPI 4,1. Pastaj vjen Rumania në vendin e 69 me CPI 3,7. Serbia në vendin e 79 me CPI 3,4 Maqedonia dhe Mali i Zi me të njejtat vlera në vendin e 84 me CPI 3,3.

Megjithatë këtë vit Shqipëria paraqitet me mirë se vitin e kaluar

Peter Eigen, Themeluesi dhe Kryetar i Transparency International, djathtas, flet me Hansjoerg Elshorst, kryetarin e Transparency International-in gjermanFotografi: AP

Vlera e CPI-së- Indeksit të perspetimit të korrupsionit tregon se Shqipëria vlerësohet më mirë sa i përket nivelit të korrupsioni. Në shkallën nga 1 në 10 ku Shqipëria ka marrë vlerën 2,9 ndërkohë që vitin e kaluar kishte vlerën 2,6.

Korruption tek VW SkodaFotografi: BilderBox/DW

Të dhënat nxirren për vende dhe jo për rajone. Megjithatë nuk mund të lihet pa thënë se Shqipëria rrethohet nga vende që shihen me vlera të mëdha korrupsioni, si për shembull Italia dhe Greqia. Italia ndodhet këtë vit në vendin e 41-të, ndërsa Greqia në vendin e 56. Prof. Dr. Hansjörg Elshorst, kryetar i Transparences gjermane: "Italia dhe Greqia janë vende shumë problematike në perceptimin ndërkombëtar, megjithëse ndodhen prej kohësh ose që prej fillimit në BE. Nuk e di a duhet të them se Italia ka traditë të gjatë në sektorin informal, dhe ka politikanë që kanë interesa ekonomike."

Vendet me korrupsionin më të ulët janë vendet nordike

Vlerën 10 të korrupsionit nuk e ka arritur asnjë vend, pra nuk ekziston asnjë vend që të mos ketë korrupsion. Gjermania ndodhet në vendin e 16. Austria ka shënuar rënie në skalë për shkak të dy skandaleve të mëdha të korrupsionit. Nga vendet që shoqërohen nga vlera zero nuk merret të dhëna për korrupsionin. Por vendet që shihen si shumë të korruptuar janë Somalia, Iraku, Haiti, Afganistani, pra shumë vende që ndodhet në krizë. Kosova nuk shfaqet asgjëkundi. Në Kosovë si dhe në vende të tjera krizash punojnë shumë organizata ndërkombëtare, ndihmëse ose për zhvillim, apo shumë OJQ. Por korrupsioni i tyre nuk shfaqet në asnjë nga shifrat e TI-së. Kështu Prof. Dr. Hansjörg Elshorst,: " Në indeks, pra në të dhenat tona nuk ka të dhëna për korrupsionin e OJQ, sepse të dhënat tona nxirren sipas vendeve. Ka vetëm raste të veçanta kur OJQ ose ne merremi me çështje të tilla. Në përgjithësi kjo është një temë që trajtohet në kuadrin e Bankës Botërore dhe asaj për Zhvillim, të cilat kanë rrjete Watch-NGO, pra organizatata që kontrollojnë Bankën Botërore ose atë për zhvillim."

Kopertina e librit të Peter Eigen - Rrjeti i korupsionit

Në përgjithësi sektori i OJQ shihet me sy të mirë prandaj nuk kontrollohet

I të njëjtit mendim është edhe Dr. Michael Wiehen, anëtar i kryesisë së TI: "Nuk ka studime sistematike për korrupsionin në këtë sektor, por ne jemi të vetëdijshëm se OJQ-të dhe organizatat që merren me ndihmat për zhvillim ose ato kishtare joshen nga korrupsioni. Ndaj ne duhet te merremi më shumë me këtë temë. Roli i OJQ në korrupsion duhet marrë parasysh. Për Kosovën nuk mund të them asgjë."

Për Kosovën nuk ka të dhëna

TI punon kryesisht me tema, dhe ajo e fundit e kishte përqëndruar fokusin tek korrupsioni në fushën ekonomike. Gjermania ka patur disa skandale spektakolare korrupsioni në këtë fushë, si përshembull në koncernet e mëdha si VW, BMW, Siemens etj.