1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqiptohen dënimet e para për gjenocid / KS i OKB-së miraton sanksione kundër Iranit / Gjermanët miratojnë paketën e kursimeve / Zgjedhjet në Holandë

12 Qershor 2010

- 15 vjet pas masakrës në Srebenicë përgjegjësit e saj janë dënuar për herë të parë me burgim të përjetshëm. Dënimet janë më të ashprat që ka dhënë Tribunali i Hagës që nga viti 1993, viti i themelimit tij. Shtatë të akuzuar u shpallën fajtorë. Në Srebrenice u vranë 8000 myslimanë nga boshnjakët serbë. Ky vendim i jep fund procesit më të vështirë për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Elena Singer.

- Ashtu si edhe pritej, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të mërkurën në mbrëmje (9.6.) sanksione të reja ndaj Iranit. Këto sanksione do të prekin në radhë të parë financat e gardave të revolucionit. Lena Bodewein informon.

- Qeveria gjermane miratoi të hënën një paketë kursimesh rekord. Deri në vitin 2014 shteti gjerman duhet të kursejë deri në 80 miliardë Euro. 11 miliardë qysh në vitin e ardhshëm. Anila Shuka më gjerësisht.

- Pas zgjedhjeve parlamentare në Hollandë liberalët për herë të parë pas gati 100 vjetësh po bëhen përsëri partia më e fortë. Rezultati i zgjedhjeve thellon edhe më shumë një trend të zhvillimeve politike në Evropë. Bernd Riegert komenton.